⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,098 ▼1.08%
DOW 49,176 ▲0.16%
NASDAQ 23,354 ▼2.2%
NAFTA 81.46 ▼1.19%
ARI 3,555 ▼3.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,611 ▼ -5.2% ETH $1,657 ▼ -6.54% XRP $0.9083 ▼ -5.91% SOL $68.2700 ▼ -7.19%
S&P 500 7,098 ▼1.08 % DOW 49,176 ▲0.16 % NASDAQ 23,354 ▼2.2 % NAFTA 81.46 ▼1.19 % ARI 3,555 ▼3.53 % S&P 500 7,098 ▼1.08 % DOW 49,176 ▲0.16 % NASDAQ 23,354 ▼2.2 % NAFTA 81.46 ▼1.19 % ARI 3,555 ▼3.53 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kosova

Aktakuzë ndaj tre personave për kultivim dhe trafikim të narkotikëve, sekuestrohen 512 kilogramë marihuanë dhe armë të rënda

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.N., M.A. dhe B.A., të cilët gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se gjithashtu, secili prej tyre akuzohet veçmas për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 i KPRK-së.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit F.N., M.A., dhe B.A., nga data e pavërtetuar dhe në vazhdimësi deri me datë 16 shtator 2025 duke vepruar në bashkëkryerje dhe si anëtarë të grupit, në një zonë malore në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës, kanë kultivuar bimë të kanabisit në dy parcela, duke instaluar sistem të ujitjes me rezervuar uji dhe gypa për ujitje me sistemin pikë-pikë. Aktiviteti i tyre është zbuluar më 16 shtator 2025, në një shtallë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 512 kilogramë marihuanë, të cilat, ndodheshin në fazën e tharjes dhe përgatitjes për shpërndarje dhe shitje në treg. Sipas raportit të ekspertimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, mostrat e ekzaminuara kanë rezultuar pozitive për kanabis që përmban substancën psikoaktive Tetrahidorkanabinol (THC)”, thuhet në njoftim.

Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, tre të pandehurit akuzohen veçmas për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar: një raketë krahu antitank, një mortajë dore, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike si dhe fishekë.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu, Prokuroria ka propozuar edhe konfiskimin e përhershëm të sendeve dhe pasurisë që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale ose janë përfituar përmes tyre, duke përfshirë: dy (2) parcela me sipërfaqe prej 1,963 m² dhe 1,438 m², së bashku me objektet (shtëpinë dhe shtallën) që janë përdorur për kultivimin dhe përgatitjen e narkotikëve, substancat narkotike dhe pajisjet e përdorura për kultivimin e tyre, armët dhe municionin, telefonat mobilë, traktorin me rimorkio si dhe prova të tjera materiale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.