Akte dhune në familje dhe në protestë, arrestohen 3 persona në Shkodër
Tre persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i tyre ka ardhur për vepra të ndryshme penale. Mes rë arrestuarve ëshë edhe 73-vjeçari i ciki goditi me çekiç bashkëshorten e tij e cila ka marrë dëmtime në kokë. Ajo ndodhet ende në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmë mjekësore.
Një tjetër i arrestuar është vënë në pranga pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës studentore në Shkodër.Mësohet se ai ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke marrë pjesë në protestë dhe duke kryer akte dhune.
Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 140 fishekë.
“DVP Shkodër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 73 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta (çekiç) bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Çekiçi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë një shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi më datat 15 dhe 16.10.2026, është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit përpara Bashkisë Shkodër, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 47 vjeç, banues në fshatin Kaç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 140 fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.