Një protestues ndihet keq para Ministrisë së Arsimit, transportohet me ambulancë drejt spitalit!
Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca.
A2CNN raportoi se ai është ndihmuar fillimisht nga qytetarët e pranishëm dhe më pas është vendosur në barrelë. Nuk dihet nëse gjendja e tij është shkaktuar nga gazi apo nga ndonjë problem tjetër shëndetësor.
“Një nga protestuesit është shtrirë në tokë, nuk e dimë nëse është goditur gjatë kohës që ka vrapuar teksa është hedhur gazi lotsjellës. Ndihmohet nga protestuesit. Protestuesit kërkuan ndihmën e parë te efektivët pranë MAS. Është vendosur në barrelë. Është një zotëri në moshë të mesme. Nuk ka dëmtime në kokë. Kjo është situata deri më tani”, raportoi media,
Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Kledi Hoti, tha se protestuesit i kishte rënë të fikët nga gazi dhe se në një moment nuk i kishte ndjerë pulsin.
“I ka rënë të fikët nga gazi. Nuk kishte puls, më shtrëngoi dorën. Por nuk e dimë çfarë problemesh ka, por kishte një operacion”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.