Aktivizohen dy vatra zjarri në Peqin, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)
Dy vatra të fuqishme zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në hyrje dhe dalje të qytetit të Peqinit, pranë aksit kombëtar Rrogozhinë-Peqin-Elbasan.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi pranë rrugës kombëtare. Situata ka krijuar shqetësim për banorët dhe drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks.
Pamjet nga terreni tregojnë intensitetin e flakëve, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave në terren është e nevojshme për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.
Aktivizimi i këtyre vatrave vjen pas një jave të vështirë për Bashkinë Peqin, ku zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishta, sipërfaqe me pemë frutore dhe vreshta. Dhjetëra hektarë tokë janë përfshirë nga flakët në disa fshatra të zonës.
Rikthimi i zjarreve shton shqetësimin e banorëve dhe fermerëve, ndërsa situata në terren vijon të monitorohet nga strukturat e emergjencave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.