Haziri thërret qytetarët në protestë pranë Kuvendit: “O sot, o kurrë!”
Organizatori i protestave të përnatshme në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës pranë Kuvendit të Kosovës.
Përmes një thirrjeje publike, Haziri ka kërkuar mobilizim të qytetarëve, duke e lidhur protestën me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kërkesën për drejtësi.
“Sot nuk ka vend për heshtje. Sot duhet të jemi të gjithë bashkë”, thuhet në thirrjen e tij.
Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në shesh, duke përdorur sloganin “O sot, o kurrë”.
“UÇK-ja ka nevojë për ne. TANI!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatori.
Në fund të thirrjes, Haziri ka përsëritur ftesën për pjesëmarrje në protestë me mesazhet: “Për UÇK-në. Për drejtësi. Ejani tani!”.
Protestat e përnatshme në Prishtinë janë zhvilluar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.