Akuzat e Berishës për kanabis në Kukës, reagon Omuri: “Nuk merrem me një qen të zgjebosur”
Ditën e djeshme Sali Berisha bëri denoncimin e radhës nga “qytetari dixhital”.
Doktori ka nxjerrë një mesazh që i ka ardhur në Facebook ku fliste për ara me kanabis të“kryetarit të PS së Kukësit”. Sipas Berishës, Gëzim Omuri është kryetar i socialistëve kuksian dhe mbjell kanabis.
Në fakt zoti Omuri jo vetëm që nuk është kryetar për PS-në e Kukësit por s’ka qenë as kandidat.
Në një reagim për DITA ai përgënjeshtron ish-kryeministrin duke e cilësuar si një “qen të zgjebosur” dhe e fton të bëj denoncim në prokurori.
Më poshtë reagimi i Gëzim Omurit për DITA …
“Zoti Berisha, nuk kam ndërmend të merrem me ty se të njeh gjithë populli shqiptarë e sidomos tani që ke ngelë si “Qen i zgjebur”. Se kush jam unë më njeh i gjithë Kukësi.
Nëse ke dhe pak burrëri, gjë të cilën nuk e ke pas kurrë në jetën tënde, për këto që shkruan të ftoj të bësh denoncim në prokurori por nuk ta mban se je vetë shpiksi dhe fabrikuesi i këtyre shpifjeve.
Së fundi të garantoj që ashtu siç e more përgjigjen në Dibër do të ta japim dhe në Kukës por me një ndryshim; se do të jetë më i thellë.
Përgjigjen po e merr dhe nga komentet që po bëjnë qytetarët kuksian në fb. Faleminderit të gjithëve”. Gëzim Omuri.