☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.7%
DOW 52,032 ▲0.06%
NASDAQ 26,532 ▲1.5%
NAFTA 97.60 ▼1.43%
ARI 4,167 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,212 ▲ +1.27% ETH $2,408 ▲ +1.13% XRP $1.3043 ▲ +2.1% SOL $104.6900 ▲ +2.3%
S&P 500 7,713 ▲0.7 % DOW 52,032 ▲0.06 % NASDAQ 26,532 ▲1.5 % NAFTA 97.60 ▼1.43 % ARI 4,167 ▼0.34 % S&P 500 7,713 ▲0.7 % DOW 52,032 ▲0.06 % NASDAQ 26,532 ▲1.5 % NAFTA 97.60 ▼1.43 % ARI 4,167 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në Universitet, Policia e Vlorës sqaron ngjarjen: Morëm njoftim se 30-40 persona të mo

Policia e Vlorës ka reaguar pas denoncimi të PD të këtij qarku për praninë e forcave të rendit në ambientet universitare, “duke argumentuar se një veprim i tillë mund të krijojë presion dhe frikë te studentët që kërkojnë të shprehin qëndrimet e tyre”.

Përmes një njoftimi zyrtar policia e Vlorës sqaron se prania e efektivëve në ambientet e universitetit ka ardhur pas kërkesës së administratorit të universitetit se një grup personash po pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor.

“Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen punonjës të Policisë në ambientet e brendshme të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, sqarojmë se:

Rreth orës 11:51, administratori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, ka njoftuar Sallën Operative të DVP Vlorë për praninë e një grupi prej 30–40 personash, të moshave të ndryshme, të cilët po pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor, në katin e parë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në ambientet e fakultetit dhe kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës, duke nxjerrë jashtë godinës personat që pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor dhe studentët të ndiqnin leksionet në auditore.

Në vijim të veprimeve, janë shoqëruar në ambientet e Policisë 6 shtetas, të dyshuar si organizatorë të këtij grupimi”, thuhet në reagimin e policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.