☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,708 ▲0.63%
DOW 51,988 ▼0.03%
NASDAQ 26,526 ▲1.48%
NAFTA 98.08 ▼0.95%
ARI 4,161 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,826 ▲ +0.88% ETH $2,390 ▲ +0.75% XRP $1.2960 ▲ +2.02% SOL $103.9700 ▲ +1.94%
S&P 500 7,708 ▲0.63 % DOW 51,988 ▼0.03 % NASDAQ 26,526 ▲1.48 % NAFTA 98.08 ▼0.95 % ARI 4,161 ▼0.48 % S&P 500 7,708 ▲0.63 % DOW 51,988 ▼0.03 % NASDAQ 26,526 ▲1.48 % NAFTA 98.08 ▼0.95 % ARI 4,161 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

STAMBOLL – Të paktën tetë viktima pas përmbytjeve masive

STAMBOLL, 19 tetor /ATSH-DPA/ – Bilanci i përmbytjeve të rënda që goditën Stambollin dhe provincat fqinje në Turqi është rritur në tetë viktima, njoftoi sor guvernatori i provincës së Stambollit, Davut Gul.

Gjashtë persona humbën jetën në Stamboll, ndërsa dy të tjerë në provincën fqinje të Kocaelit, në verilindje të qytetit, u morën nga rrjedha e ujit dhe përfunduan në Stamboll.

Distrikti Sarıyer ishte zona më e goditur nga përmbytjet, ku rreth 3 000 apartamente dhe ambiente biznesi pësuan dëme të rënda.

Guvernatori Gul deklaroi se kompensimet për të dëmtuarit do të nisnin të paguheshin sot ndërsa në zonat e prekura vijojnë me pastrimet.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se ndërtesat e paligjshme të ngritura në shtretërit e lumenjve mund të shemben.

Dhoma e Planifikuesve Urbanë në Stamboll kishte kërkuar më herët që zonat e rrezikuara nga përmbytjet të mbeten të pandërtuara dhe shtretërit e përrenjve të mbuluar të rihapen, për të rikthyer rrjedhën natyrore të ujërave.

Sipas kësaj organizate, betonizimi dhe mbulimi i tokës me sipërfaqe të papërshkueshme pengojnë depërtimin e ujit në tokë dhe vështirësojnë largimin e reshjeve, duke rritur rrezikun e përmbytjeve.

Reshjet e dendura të javës së kaluar shkaktuan përmbytje të shumta, rrëshqitje dheu dhe rritje të nivelit të ujërave në Stamboll.

Dhjetëra mijëra punonjës të emergjencave u angazhuan në terren, ndërsa shumë banorë u shpëtuan nga banesat dhe automjetet e përfshira nga uji.

Në distriktin Beykoz, në skajin verior të pjesës aziatike të Stambollit, ranë 277,1 milimetra shi brenda një dite, sipas qendrës së koordinimit të fatkeqësive “Akom”.

Kjo është sasia më e madhe e reshjeve ditore

Gjashtë persona humbën jetën në Stamboll, ndërsa dy të tjerë në provincën fqinje të Kocaelit, në verilindje të qytetit, u morën nga rrjedha e ujit dhe përfunduan në Stamboll.

Një person vijon të jetë i zhdukur.

Distrikti Sarıyer ishte zona më e goditur nga përmbytjet, ku rreth 3 mijë apartamente dhe ambiente biznesi pësuan dëme të rënda.

Guvernatori Gül deklaroi se kompensimet për të dëmtuarit do të nisnin të paguheshin që sot, ndërsa në zonat e prekura vijojnë punimet për pastrimin dhe largimin e pasojave.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se ndërtesat e paligjshme të ngritura në shtretërit e lumenjve mund të shemben.

Dhoma e Planifikuesve Urbanë në Stamboll kishte kërkuar më herët që zonat e rrezikuara nga përmbytjet të mbeten të pandërtuara dhe shtretërit e përrenjve të mbuluar të rihapen, për të rikthyer rrjedhën natyrore të ujërave.

Sipas kësaj organizate, betonizimi dhe mbulimi i tokës me sipërfaqe të papërshkueshme pengojnë depërtimin e ujit në tokë dhe vështirësojnë largimin e reshjeve, duke rritur rrezikun e përmbytjeve.

Reshjet e dendura të javës së kaluar shkaktuan përmbytje të shumta, rrëshqitje dheu dhe rritje të nivelit të ujërave në Stamboll.

Dhjetëra mijëra punonjës të emergjencave u angazhuan në terren, ndërsa shumë banorë u shpëtuan nga banesat dhe automjetet e përfshira nga uji.

Në distriktin Beykoz, në skajin verior të pjesës aziatike të Stambollit, ranë 277,1 milimetra shi brenda një dite, sipas qendrës së koordinimit të fatkeqësive Akom. Kjo është sasia më e madhe e reshjeve ditore e regjistruar në zonë që nga viti 1942./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.