Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen
Ish-ministri Ylli Manjani ka folur në lidhje me akuzat e reja të publikuara për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
Manjani, në “Top Story” e quajti SHISH si një një institucion parazit. Ndërs për SPAK, ai tha se sa herë ankohen të akuzuarit, rëndon akuzat dhe i vendos në situatë më të vështirë me drejtësinë.
“Nuk mendoj se SHIK është kaq i rëndësishëm, është një institucion parazit. Ka atë hijen e sigurimit të shtetit, por… Jua them si qytetar, por edhe si përdorues i informacioneve, që janë sa për të qenë.
Mesa di bëhet fjalë për transferta bankare nga një kompani në një tjetër. Por duhet të ketë një lidhje logjike. Me një kategori prokurorësh në SPAK ndodh që nëse një i akuzuar ankohet për masën e sigurisë, i rëndojnë situatën. Sa herë ankohej Veliaj, i nxirrnin menjëherë një përgjim.
Sapo ankohesh, këta të rëndëojnë pozitën që të të vijë mendja vërdallë. Sa më shumë publike të bëhet çështja me burime nga SPAK, aq më e dobët është çështja”, deklaroi Manjani.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.