Kronika

Akuzohet për korrupsion pasiv, sekuestro preventive llogarive të Odhise Andreas

Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë vendosi sekuestro preventive mbi llogaritë bankare në shumën 50 mijë euro, në emër të Odhise Andrea, bashkëshort i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

Dy bashkëshortët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”. Nga hetimi i Prokurorisë janë krijuar dyshime të arsyeshme se, gjyqtarja Andrea ka marrë nëpërmjet bashkëshortit të saj, shumën prej 50 mijë eurosh nga disa persona, të cilët ishin palë në një proces gjyqësor civil në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi nga Gjykata e Lartë vendosjen e sekuestros preventive mbi disa llogari bankare të Odhise Andreas, në vlerën totale 50 mijë euro, shumë e njëjtë me atë që dyshohet se është marrë në formë korruptive.

Llogaritë bankare të bllokuara gjenden në dy banka të nivelit të dytë. Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme u pranua nga ana e Gjykatës së Lartë mesditën e kësaj të mërkure.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button