🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,741 ▲0.48%
DOW 51,757 ▲0.79%
NASDAQ 27,086 ▲0.55%
NAFTA 92.15 ▼2.6%
ARI 4,319 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,958 ▼ -0.31% ETH $2,691 ▲ +0.63% XRP $1.5698 ▲ +2.67% SOL $121.4300 ▲ +3.78%
S&P 500 7,741 ▲0.48 % DOW 51,757 ▲0.79 % NASDAQ 27,086 ▲0.55 % NAFTA 92.15 ▼2.6 % ARI 4,319 ▲0.48 % S&P 500 7,741 ▲0.48 % DOW 51,757 ▲0.79 % NASDAQ 27,086 ▲0.55 % NAFTA 92.15 ▼2.6 % ARI 4,319 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Kosova

Alarm për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, bizneset raportojnë komprometim të llogarive

Prej disa ditësh, një numër biznesesh në Kosovë kanë raportuar probleme me sigurinë e llogarive të tyre në WhatsApp, ku persona të paautorizuar dyshohet se kanë marrë kontrollin e llogarive dhe më pas kanë dërguar mesazhe reklamuese dhe spam.

Shqetësimin për këtë çështje e ka ngritur fillimisht në rrjetet sociale Darsej Rizaj, bashkëthemelues i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs”, ndërsa më pas, sipas tij, një numër i madh biznesesh kanë raportuar të njëjtin problem.

Rizaj ka thënë për Telegrafin se ekzistojnë disa mënyra përmes të cilave një sulmues mund të sigurojë kodin e verifikimit të WhatsApp-it pa dijeninë e përdoruesit.

Ai ka përmendur, ndër të tjera, marrjen e kodit përmes voicemail-it, devijimin e thirrjeve, kopjimin e SIM-kartelës (SIM swap), përgjimin e SMS-ve në rrjet përmes dobësive të SS7, lidhjen e pajisjeve përmes kodeve të rreme QR, si dhe komprometimin e llogarive Meta Business për përdoruesit e WhatsApp Business API.

Sipas Rizajt, në rastin e përjetuar nga biznesi i tij, pas auditimit të sigurisë nuk është identifikuar asnjë nga këto metoda si burim i komprometimit.

“SMS ka ardhur gjatë natës, kompjuterët nuk kanë qenë të ndezur dhe askush nuk ka qenë i pranishëm në zyrë për ta treguar kodin në çfarëdo mënyre”, ka deklaruar Rizaj.

Ai ka ngritur dyshime se problemi mund të lidhet me sigurinë e rrjetit telekomunikues, por këtë e ka paraqitur si një mundësi që, sipas tij, duhet të hetohet nga institucionet dhe operatorët.

“Ky është një problem serioz në nivel kombëtar, sepse dyshimi mund të jetë se telekomi në Kosovë është hakuar dhe SMS-të tona mund të shihen. Kjo e tejkalon problemin e WhatsApp-it, sepse e dimë shumë mirë që llogaritë bankare, emaili dhe pothuajse e gjithë jeta jonë mund të jenë në rrezik, pasi pothuajse çdo shërbim e kemi të lidhur me SMS”, ka shtuar ai për Telegrafin.

Rizaj ka kërkuar që operatorët e telefonisë dhe institucionet përgjegjëse ta hetojnë rastin dhe të japin sqarime publike.

“Situata mund të jetë shumë më serioze se sa duket në shikim të parë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, Telegrafi ka kontaktuar edhe Telekomin e Kosovës lidhur me këto ankesa.

Nga Telekomi i Kosovës kanë konfirmuar se kanë pranuar ankesa nga klientët për probleme të tilla, por kanë thënë se problemi lidhet me shërbimin WhatsApp dhe jo me funksionimin e rrjetit të Valës.

Sipas Telekomit të Kosovës, shërbimet e operatorit Vala kanë funksionuar normalisht./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.