☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,524 ▲0.28%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 102.62 ▲2.72%
ARI 4,057 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +0.11% ETH $2,332 ▼ -0.49% XRP $1.3120 ▼ -0.68% SOL $100.9300 ▲ +0.08%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Alarmi për sulmet me review ndaj bizneseve, eksperti: Po dëmtohet imazhi i turizmit shqiptar

Pasi nga podiumi te kryeministria u tha se protestuesit kanë nisur sulm online ndaj bizneseve, në një deklaratë për shtyp një ditë më parë Kryepolici Skënder Hita tha se policia ka zbuluar mbi 10 mijë llogari të hapura rishtazi që kanë bërë vlerësime negative ndaj sipërmarrjeve vendase.

Për këtë rast në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, Ferlot Ozuni, ekspert turizmi u shpreh se këto sulme cenojnë imazhin e vendit tonë, megjithëse theksoi se është ende herët që të dalim në një përfundim se këto vlerësime kanë ndikim negativ ose jo.

“Është shumë shpejt për të thënë se ka një ndikim pozitiv apo negative. Këto sulme cenojnë imazhin e momentit për sytë tanë, turistët i kanë lexuar komentet para se të vinin këtu. Ajo që bie në sy është tendenca për t’u sulmuar industria turistike duke ditur sa rëndësi ka në ekonominë tonë. Ajo që jemi duke bërë tani është cenimi i imazhit tonë dhe tregojmë se jemi të këqijtë të vetes sonë”, tha Ozuni.

Ndërkohë Shahin Dokuzi, ekspert IT tha se review-t janë bërë me një tendencë negative, teksa janë bërë të gjitha në të njëjtën kohë.

“Këto llogari krijohen nga kudo, me emrin tënd ose jo. Fakti që janë bërë në të njëjtën kohë kuptohet se janë bërë me një tendencë negative.  Ne e dimë tendencën se përse u bë dhe do të jetë më e lehtë që këto review të ikin. Sa kohë jemi online do të kesh të tilla probleme. Mendoj se ka qenë një gjë momentale”, tha ai.

Ndërkohë nga ana tjetër Ozuni shtoi se njerëzit duhet të jenë koshientë me buxhetin që kanë, pra mos të shkojnë në vende ku nuk i përballojnë dot dhe më pas të ankohen për çmimet.

“Mesa jam informuar edhe këto ditë, po shihja legjislacionet në BE. Asnjëra nuk ka legjislacion akuzues për çka ndodhi në vendin tonë, por vendosen filtra. Ne kurrë nuk mund të ecim me idenë se kush nuk ka të njëjtin mendim si unë është armiku ynë, dhe kjo është një gjë që na ka dëmtuar në 36 vite.

Duhet të kuptojmë logjikën e turistëve të huaj me atë shqiptarë. Ne me 50 mijë lekë rrogë kërkojmë pushime në vendet më elitare në jug. As spanjollët nuk shkojnë të gjithë në Ibiza. Ne në Shqipëri nuk mund të ecim dhe të themi shiko sa ishte shezlongu, por nuk duhet të shkosh atje kur nuk ke buxhet. Kjo është një gjë e gabuar. Ka alternativa për të gjitha shtresat. Nuk mund të ankohemi se më kushtoi dreka 1 milionë lekë të vjetra. Mos shko atje ku nuk e përballon dot, çmimet të janë dhënë më përpara”, përfundoi Ozuni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.