☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,564 ▼ -0.98% ETH $2,346 ▼ -2.11% XRP $1.2931 ▼ -0.88% SOL $101.5300 ▼ -2%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kosova

Albanians For America fton Kongresistin Bill Huizenga t’i bashkohet Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres

Një delegacion i organizatës Albanians For America, i përbërë nga Doc Vranici dhe Gino Mulliqi, ka zhvilluar një takim me Kongresistin Bill Huizenga (R-MI), përfaqësues i Distriktit të 4-të të Miçiganit, me të cilin diskutuan çështje me rëndësi për komunitetin shqiptaro-amerikan.

AFA e ftoi Kongresistin Huizenga t’i bashkohet Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres (Congressional Albanian Issues Caucus) dhe paraqiti disa prioritete kyçe të angazhimit, përfshirë mbështetjen për H.R. 6411, Aktin për Vlerësimin e të Drejtave të Njeriut dhe Diskriminimit në Luginën e Preshevës, si dhe avancimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve ndërmjet komunitetit të madh dhe aktiv shqiptaro-amerikan në Miçigan dhe përfaqësuesve të tij të zgjedhur në nivel federal.

Në këtë kontekst, u vlerësua roli i veçantë i Miçiganit si një nga shtetet kyçe në skenën politike amerikane, duke i ofruar komunitetit shqiptaro-amerikan mundësi të rëndësishme për të ndikuar në politikat publike dhe për të fuqizuar zërin e tij në Washington.

Organizata Albanians For America, riafirmon përkushtimin e saj për ndërtimin e marrëdhënieve të forta bipartizane në Kongresin amerikan dhe për avokimin e politikave që forcojnë marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Kosovës, duke mbrojtur dhe avancuar interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan në të gjitha nivelet. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.