☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.77 ▼15.21%
ARI 4,833 ▲3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,359 ▲ +3.73% ETH $2,236 ▲ +6.04% XRP $1.3712 ▲ +4.17% SOL $84.5400 ▲ +5.93%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.77 ▼15.21 % ARI 4,833 ▲3.16 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.77 ▼15.21 % ARI 4,833 ▲3.16 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Aleatët e Bashës nga Lezha: Qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër

Lezha ishte ndalesa e radhës e ‘Grupimit të qendrës së djathtë’. Krerët e 5 partive aleate të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Në këtë organizim, që tashmë njihet si ‘Forumi për Zgjedhje të Lira’, u diskutua për krizën politike, institucionale dhe ekonomike në të cilin ndodhet vendi.

‘Mbas 30 vitesh tranzicion, ka ardhur koha që njëherë e përgjithmonë zgjedhjet të zhvillohen të lira, të ndershme dhe të barabarta, me një ‘qeveri Tranzitore’ pa Edi Ramën kryeministër.’, thuhet në njoftimin e PD.

Krerët e partive opozitare deklaruan se qytetarët nuk do të lejojnë që zgjedhjet e 30 qershorit të kthehen në një farsë të demokracisë. Duke i bërë apel të gjithë elementëve të përgjegjshëm të shoqërisë dhe politikës shqiptare, për të shmangur përplasjen dhe konfliktin, theksuan se’ është e domosdoshme krijimi i kushteve politike për ngritjen e një qeverie tranzitore; e cila do të çlirojë zgjedhjet, ekonominë dhe rrugën europiane të Shqipërisë, si dhe, pas tri dekadash, t’i japë fund trazicionit të tejzgjatur.’

Ata e mbyllën takimin duke u bërë thirrje qytetarëve të angazhohen jo vetëm në moslejimin e zgjedhjeve farsë, por edhe në pjesëmarrjen sa më të gjerë në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar në datën 25 maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.