Ekonomia

Alternativat e kombinuara low cost: Si të gjeni bileta për në Amerikë nga Tirana (vajtje-ardhje) me 410 euro

Për të udhëtuar sot nga Tirana drejt Nju Jorkut, bileta më e lirë vajtje-ardhje në shkurt, nëse pritet nga operatorët kryesorë si AlItalia, Austrian, Lufthansa,  është mbi 700-800 euro, ndërsa në periudhën e verës arrin në mbi 1000 euro.

Por, që nga shkurti, ka një mundësi që edhe nga Shqipëria të shfrytëzohen alternativat low cost të shtetit fqinj Itali, si rrjedhojë e fillimit të fluturimeve të operatorit me kosto të ulët Norwegian Air, nga Milano dhe Roma drejt SHBA-ve, ndërsa duhet të llogarisni dhe koston shtesë të vajtjes nga Rinasi në Romë dhe Milano. “Monitor” ka kërkuar mbi alternativat e çmimeve të biletave dhe nëse kombinoni vetë variantet low cost drejt Italisë e më pas merrni Norwegian Air drejt Amerikës, mund të kurseni gjysmën e biletës që do të paguanit po të shkonit direkt nga Tirana me operatorët direktë. Varianti më i lirë është nga Milano, ku në shkurt për shembulli mund të shkoni në Nju Jork me rreth 400 euro në total.

Alternativat

Nëse e prisni sot biletën nga Milano Malpensa në New York-John F Kennedy, alternativa më e lirë është shkurti. Nisja në datën 6 ose 8 kushton 158.34 euro, ndërsa kthimi dy javë më vonë, në datat  18 e gjeni me 182 euro. Pra në total bileta vajtje-ardhje kushton 340 euro.

Për të shkuar deri në Milano nga Tirana, mund të përdorni alternativa të tjera low cost. Me Fly Ernest, bileta vajtje-ardhje në shkurt kushton 68 euro. Pra në total, nëse kombinoni oraret dhe ditët, në shkurt mund të shkoni e vini nga Nju Jorku në Tiranë me 410 euro.

Pas shkurtit biletat nga Milano në New Jork fillojnë e shtrenjtohen, por gjithsesi nuk e kalojnë 500-600 euro.

Në datën 4 maj, vajtja është 200 euro, ndërsa kthimi varion nga 287 euro për kthim në datën 10, për datën 17 maj kthimi kushton 249 euro, ndërsa për 31 maj në 245 euro.

Në prill gjeni bileta vetëm vajtje prej 190 euro, që mund t’i kombinoni me kthime prej 240 eurosh, çka bënë që bileta të kushtojë  rreth 430 euro. Duke i shtuar dhe rrugën nga Tirana në Milano dhe anasjelltas (104 euro po me Ernest), çmimi arrin 534 euro.

Në gusht biletat e Norwegian Air shtrenjtohen, po nuk i kalojnë 600-650 eurot.

Një tjetër alternativë me Norwegian Air është nga Roma, ku sërish udhëtimi në shkurt është më i lirë, me 170 euro vajtje dhe kthime që mund të gjesh mes 150-170-250 euro.  Por, gjithsesi udhëtimi vajtje-ardhje nga Tirana në Romë është më i shtrenjtë, mesatarisht 150 euro.

Nga Roma, Norwegian Air fluturon edhe në Florida (Florida-Fort Lauderdale/Miami), por janë më të shtrenjta se drejt Nju Jorkut. Në shkurt dhe mars një bilete vajtje e gjen edhe me 180 euro, ndërsa kthimi varion nga 225 në 340 euro.  Më pas çmimet rriten, për të arritur minimumi në  215 euro në maj (vajtje) dhe 245 dhe 288 euro kthimi. Në verë vajtja shtrenjtohet në mbi 400 euro dhe kthimi është sërish mbi 400 euro, përveç disa datave kur mund ta gjesh me rreth 340-350 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button