Kosova
Ambasada amerikane: Gjykata Speciale, përkushtim ndaj sundimit të ligjit
Ambasada e SHBA-ve mirëpret kalimin nga ana e Qeverisë të amendamenteve kushtetuese që janë të nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që Kosova i ka bërë në prill të vitit 2014 me rastin e shkëmbimit të letrave me BE-në. Kjo po ashtu tregon gatishmërinë e Kosovës për të adresuar akuzat kundër individëve nga raporti i vitit 2011 i Këshillit të Evropës. Përpjekjet e Qeverisë do t’i mundësojnë Kosovës që të ecë përpara, dhe përkrahja për gjykatën do tregojë përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj sundimit të ligjit”, thuhet në një kumtesë të Ambasadës.