Politika

Ambasada shqiptare në SHBA: Bashkëpunim mes ambasadoreve të Ballkanit Perëndimor

Bashkëpunimi mes ambasadoreve të Ballkanit Perendimor ka qene nisma e radhës e Ambasadës së RSH-së në Uashington per iniciimin e një tavoline pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të  akredituar në Uashington.

Ambjentet e Ambasadës së Shqipërisë këtë radhë kanë qënë mikëpritës të ambasadorëve në një mëngjes pune, si hapi i parë për krijimin e një tryeze të përbashkët në të cilën të diskutohen çështje të bashkëpunimit rajonal. Në takim ishte ftuar të merrte pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit,  Thomas Yazdgerdi.

Ambasadorja Floreta Faber propozoi gjatë takimit që kjo tavolinë të bëhet një traditë dhe një mjet i rëndësishëm për promovimin e objektivit të përbashkët të vendeve të BP për një bashkëpunim rajonal. Në kuadër të procesit të
Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë angazhuar në një përpjekje shumë pozitive të përbashkët. Qeveritë tashmë kanë rënë dakord të mbështesin nisma për ndërlidhjen e vendeve të rajonit nëpërmjet projekteve të infrastrukturës së transportit dhe energjisë, si edhe për bashkëpunim në fusha si, rinia, shoqëria civile dhe qarqet akademike.

Gjatë takimit u ra dakord nga të gjithë që kjo përpjekje të gjejë një pasqyrim më të gjërë në aktivitete dhe takime ku të promovohet kjo frymë e re dhe  nismat konkrete që e shoqërojnë, të promovohen vendet tona dhe potenciali i tyre ekonomik si një treg rajonal, si edhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta në fushën e turizmit. Qëllimi parësor i kësaj pune të përbashkët, ruajtja dhe nxitja e dinamikës së zgjerimit të BE-së, duhet të mbajë të tërhequr edhe vemendjen e Uashingtonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button