Politika

Ambasadori amerikan, Donald Lu, viziton qytetin e Elbasanit

Ambasadori amerikan, Donald Lu, pas ardhjes ne Tirane, ka zgjedhur te zhvilloje viziten e pare jashte kryeqytetit shqiptar ne qytetin e Elbasanit.

Ambasadori-i-SHBA-se-ne-Shqiperi-Donald-Lu-ka-vizituar-qytetin-e-Elbasanit-Foto-Miranda-Sadiku-2Ne viziten e tij ne kete qytet sot, ai eshte pritur nga kryetari i Bashkise, Qazim Sejdini, i cili i ka bere nje pershkrim te qytetit.

Ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi, Donald Lu ka vizituar qytetin e Elbasanit Foto Miranda Sadiku (1)Takimi në zyrën e këtij të fundit zgjati për rreth një ore dhe sipas Sejdinit, ky takim ishte mjaft miqësor. Ambasadori Donald Lu, pasi kanë shkëmbyer dhuratat tradicionale, ka deklaruar se “jam shumë i kënaqur që udhëtimin tim të parë jashtë kryeqytetit e bëj në Elbasan. Historia e pasur e Elbasanit dhe bukuria e tij janë shumë të njohura”.

Ndërsa kreu i bashkisë, Sejdini, pasi falënderoi ambasadorin amerikan për këtë vizitë, tha se “gjatë bisedës me ambasadorin biseduam për problemet e qytetit, për zhvillimin ekonomik, për planet e mëtejshme të reformës së re territoriale, për zgjedhjet si dhe shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me jetën e qytetit. U kam thënë se Elbasani do të jetë krejt mdryshe në katërvjecarin që vjen”, tha Sejdini.

Ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi, Donald Lu ka vizituar qytetin e Elbasanit Foto Miranda Sadiku (3)Më pas, ambasadori amerikan dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit kanë zhvilluar një vizitë në qytet për t’u njohur nga afër me historikun e tij. Ata u ndalën fillimisht në Monumentin e Arsimit, për të vijuar më pas në Bazilikën e Bezistanit, monumentin e partiotit Aqif Pasha dhe kalanë e qytetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button