Maqedonia

Ambasadori britanez Lidington takohet me opozitën maqedonase

Partia opozitare LSDM njofton se kryatari i saj, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv. kryetarja Radmilla Sheqerinska, janë takuar me ministrin shtetëror britanez për Evropë, David Lidington, i shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori britanez në Shkup, Charles Garrett, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit, temë bisede ka qenë sitauta e tanishme politike në vend dhe nevoja për të plotësuar kushtet kyçe për zgjedhje të drejta dhe të rregullta. Gjithashtu u bisedua edhe për pastrimin e listës zgjedhore dhe reformave në mediume, për të patur zgjedhje të besueshme, nga të cilat varet stabiliteti i shtetit.

Në këtë takim, kryetari Zaev e njoftoi delegacioni britanez për Programin e LSDM-së, në fokus të të cilit janë nevojat e qytetarëve, vendet e punës përmes një zhvillimi real ekonomik, sistemi i mirë qytetarë që do të garantojë drejtësi joselektive dhe institucionet që do ta kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin shtetëror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button