Kronika

Policia: Akuza e PD janë fletërrufe

“Në mënyrë të përsëritur dhe të përditshme Partia Demokratike publikon nga salla e saj e konferencave të shtypit një fletë-rrufe akuzash false dhe denigruese, ndaj Policisë së Shtetit e drejtuesve të saj”, deklaron Ministria e Brendshme, përmes një komunikate për shtyp.

“Me shume keqardhje vëmë re se këto fletë-rrufe të turpshme nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç përbaltjes së Policisë së Shtetit dhe gjithçka përfshihet në to nuk ka të bëjë me realitetin e fakteve, po vjen nga kazani i thashethemeve të Liderit Dixhital të Partisë Demokratike”, vijon deklarata e MB.

“Ministria e Brendshme e vlerëson përfundimisht të kotë, vazhdimin e përgënjeshtrimeve për serine e shpifjeve dhe të marrëzive që publikon çdo ditë selia e opozitës. Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet i Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me partneret ndërkombëtarë, po regjistron edhe këtë vit arritje të rëndësishme në këtë luftë.

Partia Demokratike fatkeqësisht vazhdon të luftoje Policinë e Shtetit, në një përpjekje të marrë dhe të dështuar, shëmbëlltyre e marrëzisë dhe dështimit të Liderit te saj Dixhital”, mbyllet deklarata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button