Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 09 June 2026
S&P 500 7,377 ▼0.39%
DOW 50,868 ▲0.16%
NASDAQ 25,642 ▼1.11%
NAFTA 88.29 ▼3.3%
ARI 4,276 ▼2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,025 ▼ -2.23% ETH $1,656 ▼ -1.79% XRP $1.1439 ▼ -2.88% SOL $65.5400 ▼ -2.85%
S&P 500 7,377 ▼0.39 % DOW 50,868 ▲0.16 % NASDAQ 25,642 ▼1.11 % NAFTA 88.29 ▼3.3 % ARI 4,276 ▼2.01 % S&P 500 7,377 ▼0.39 % DOW 50,868 ▲0.16 % NASDAQ 25,642 ▼1.11 % NAFTA 88.29 ▼3.3 % ARI 4,276 ▼2.01 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

“Ambasadori Gonzato tha se projekti është anuluar”, Rama i përgjigjet gazetares: Nuk ka asnjë projekt

Në një konferencë me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama tha se, nëse një projekt nuk ekziston, nuk ka çfarë të miratohet, çfarë të pezullohet apo çfarë të anulohet.

Madje ai pati edhe një diskutim me gazetarët e huaj që përsëritën se ai kishte deklaruar më herët se projekti ishte anuluar. Rama e mohoi dhe kërkoi të dëgjohej regjistrimi i asaj që kishte deklaruar, teksa theksoi se edhe gazetarët kishin rënë preh e gënjeshtrave të prodhuara në mediat sociale.

“Gënjeshtra janë shumë joshëse. Kjo është ajo që shpërndahet në të gjitha platformat. Si t’ju ndihmoj. Cila është diferenca me nuk ka një projekt me projekti është anuluar? Seriozisht po ju pyes, nuk ka asnjë ndryshim, nuk shihni një ndryshim? Nëse nuk ka një projekt çfarë do të anulosh? Pra ju nuk shihni asnjë ndryshim mes nuk ka projekt dhe projekti është anuluar? Ndaj e bëra këtë pyetje, sepse nuk e kam thënë kurrë, mos këmbëngulni. Pra projekti është pezulluar”, u shpreh Rama.

Më tej një nga gazetarët i tha se e kishin deklaruar autoritetet edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, Rama u shpreh se projekti nuk ekzistonte dhe as ishte anuluar.

Replikat:

Gazetarja: E kanë thënë autoritetet, ambasadorët.

Kryeministri Rama: Autoritetet e kanë thënë? Cili?

Gazetarja: Ambasadori Gonzato.

Kryeministri Rama: Kur?

Gazetarja: Sot në mëngjes.

Kryeministri Rama: Nuk e di çfarë ka thënë ai. Ajo që di unë është se nuk ka projekt dhe kjo është reale.

Më pas, Rama vijoi duke thënë se ai nuk është një media sociale dhe se, për projektin e pezulluar, shkruhet vetëm në mediat sociale dhe se sipas tij nuk ka projekt. Sipas tij, kjo shprehje zë rrënjë në mendjen e njerëzve dhe se është një gënjeshtër.

“Unë nuk jam media sociale, ta ka zënë mendjen kjo dhe të kuptoj. Të kanë zënë mendjen, projekti anuluar, projekti pezulluar, përsëriten në mediat sociale dhe kanë zënë rrënjë në mendje, këto gënjeshtra ju kanë mbërthyer, është gënjeshtër sepse projekti nuk ka ekzistuar, nuk është miratuar, nuk anulon dot diçka që nuk është miratuar, nuk pezullon dot çfarë nuk është miratuar. Kjo është çmenduri, nuk është fjala ime kundër tuajës, është çmenduri, duhen fakte.

Ju jeni gazetarë, duhet ta gjeni projektin dhe të vini e të thoni ja kjo është firma jote, firma ime, ku është projekti. Duhet vërtetuar, nuk shoh asnjë provë e fakt, nuk ka asnjë projekt. Unë them se për projektin po punohet nga njerëzit më të mirë të mundshëm, edhe për mjedisin po punojnë njerëzit më të mirë, prishi dhe pastaj flisni, pastaj gjykoni. Mos flisni për flamingot. Doni prova, i gjeni lehtësisht, hyni në internet, flamingo dhe njerëzit, flamingo me fëmijë, me njerëz, që ecin me njerëzit. Ju them prisni dhe do të shohim. E di është e mërzitshme, por këto janë faktet”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.