Politika
Ambasadori italian në Shkodër: Opozita, jo protesta të dhunshme
Ambasadori italian Alberto Cutillo ka folur nga Shkodra për aktualitetin politik të vendit tonë, duke i bërë thirrje opozitës që protestat e saj të mos degjenerojnë në dhunë, pasi kjo gjë dëmton imazhin e Shqipërisë.
“Protestat janë pjesë e jetës demokratike, por të mos jenë të dhunshme. Protestat që degjenerojnë në dhunë dëmtojnë imazhin e Shqipërisë”, u shpreh ambasadori.
Cutillo foli edhe për reformën në drejtësi. Ai e konsideroi shumë të “rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.
“Reforma në drejtësi duhet të realizohet me marrëveshje gjithëpërfshirëse. Se kur do të ndodhë, kjo është në dorë të politikës”, tha Cutillo.