Bota
Ambasadorja e Italisë thërritet në Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme pas deklaratave të Di Maio-s
Ambasadorja e Italisë në Francë u thërrit sot në Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme pas deklaratave të zëvendëspresidentit të Këshillit italian, Luigi Di Maio duke akuzuar Francën se po varfëron Afrikën dhe përshkallëzon krizën emigratore, njoftoi një burim qeveritar për median.
”Drejtori i kabinetit të ministres për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau thërriti ambasadoren e Italisë Teresa Castaldo pas deklaratave të papranueshme dhe pa baza të artikuluara nga autoritetet italiane një ditë më parë’’, bëhet e ditur nga kabineti i ministres.