🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 89.16 ▼2.34%
ARI 4,362 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,505 ▼ -1.67% ETH $1,667 ▼ -1.3% XRP $1.1537 ▼ -0.38% SOL $65.9500 ▼ -1.2%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.16 ▼2.34 % ARI 4,362 ▼0.04 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.16 ▼2.34 % ARI 4,362 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

Ambasadorja Huber: Arsimi profesional, kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, vlerësoi progresin e bërë në reformimin e arsimit dhe formimit profesional në vend, gjatë fjalës së saj në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional.

Huber theksoi se një nga arritjet më të rëndësishme të viteve të fundit është zbatimi i qasjes duale, e cila kombinon të nxënit në shkollë me praktikën profesionale në vendin e punës.

“Një nga këto arritje është qasja duale që kombinon të mësuarit dhe punën në praktikë. Me krenari mund të them se Zvicra ishte ajo që prezantoi këtë model dhe ndihmoi në hapjen e rrugës për zhvillimin e plotë të sistemit dual në Shqipëri”, u shpreh ambasadorja.

Ambasadorja zvicerane vlerësoi edhe rritjen e angazhimit të sektorit privat në arsimin profesional.

“Gjithnjë e më shumë kompani po bëhen pjesë e hartimit të kurrikulave dhe po ofrojnë mundësi për praktikë dhe punësim në vendin e punës”, tha Huber.

Si një shembull konkret të suksesit të këtij modeli, ajo përmendi 60 nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale Hoteleri-Turizëm në Tiranë, të cilët kanë përfituar certifikime dhe po përdorin në tregun e punës aftësitë e fituara sipas modelit zviceran.

“Ka ende punë për t’u bërë. Për të ndërtuar një sistem dual të qëndrueshëm nevojitet bashkëpunim edhe më i madh mes të gjithë aktorëve të përfshirë”, deklaroi ajo.

Huber rikonfirmoi mbështetjen e Zvicrës për reformat në arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri, duke e cilësuar këtë sektor si një faktor kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

“Zvicra mbetet një mbështetëse e fortë e reformave që e vendosin arsimin profesional në qendër të zhvillimit të Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e reformave në të gjithë sektorin e arsimit dhe formimit profesional”, tha ambasadorja.

Konferenca u fokusua në rezultatet e reformës në arsimin profesional, si dhe në vizionin “Aftësi 2030”, i cili synon zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.