Politika

Ambasadorja Jiang Yu takohet me kryetarin e PD-së zotin Basha: zgjerohet bashkëpunimi me Shqipërinë

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, u takua më 19 dhjetor me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha dhe zv-kryetarin e Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar të Kuvendit të Shqipërisë, z. Edi Paloka.

Ambasadorja Jiang shpjegoi situatën përkatëse dhe rezultatet e Kongresit të 19-të të PKK-së. Jiang tha se Kongresi i 19-të vuri në dukje jo vetëm drejtimin e ri dhe qëllimin e ri të zhvillimit të Kinës në të ardhmen, por propozoi edhe objektivat e përgjitshme diplomatike të Kinës si “krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri dhe krijimin e një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit”, të cilat ofrojnë mundësi të reja për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e vendeve të ndryshme.

Jiang tha gjithashtu se marrëdhëniet midis Kinës e Shqipërisë po promovohen përgjithësisht më shumë dhe se bashkëpunimi konkret në fusha të ndryshme po zgjerohet dhe kjo ka sjellë përfitime të prekshme për popujt e dy vendeve.

Ajo tha se Partia Demokratike e Shqipërisë i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Partinë Komuniste të Kinës dhe luan një rol të rëndësishëm për nxitjen e miqësisë midis Kinës e Shqipërisë. Duke i vlerësuar këto deklarata, pala kineze është e gatshme të forcojë shkëmbimet me Partinë Demokratike të Shqipërisë në nivele e fusha të ndryshme, në mënyrë që të dyja palët të mësojnë nga njëra tjetra dhe t’i japin sa më shumë energji zhvillimit gjithëpërfshirës e të vazhdueshëm të marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë në epokën e re.

Gjatë takimit me drejtues të Partisë Demokratike, ambasadorja Jiang u shpreh se Kina kupton dhe përkrah përpjekjet e Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe vlerëson arritjet e bëra për zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Sipas Bashës, Kongresi i 19-të hartoi një strategji largpamëse të zhvillimit të Kinës. Në vitet e fundit, Kina ka arritur rezultate të shkëlqyera në procesin e zhvillimit dhe të reformave, dhe ka bërë që popullësia të dalë nga varfëria duke kontribuar kështu në zhvillimin e botës.

Zhvillimi i Kinës është një mundësi për Shqipërinë, u shpreh Basha. Partia Demokratike e Shqipërisë është e gatshme të bashkëpunojë me PKK-në, për të shkëmbyer përvojat reciproke dhe të dyja vendet duhet të thellojnë më tej miqësinë që i karakterizon, duke forcuar bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme për të arritur rezultate të reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button