☁️
Tiranë 37°C · Vranët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 83.12 ▲4.87%
ARI 4,092 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,430 ▲ +1.46% ETH $1,910 ▲ +1.84% XRP $1.0843 ▲ +3.13% SOL $73.8500 ▲ +0.93%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 83.12 ▲4.87 % ARI 4,092 ▼0.17 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 83.12 ▲4.87 % ARI 4,092 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Kosova

AME apel për kujdes nga zjarret gjatë verës, kërkohet vigjilencë dhe raportim i menjëhershëm

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga zjarret me hyrjen në sezonin veror, duke paralajmëruar për rrezikun e shtuar si pasojë e temperaturave të larta.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga zjarret me hyrjen në sezonin veror, duke paralajmëruar për rrezikun e shtuar si pasojë e temperaturave të larta.

Në apelin e publikuar më 20 prill 2026, AME thekson se kjo periudhë karakterizohet me kushte që favorizojnë shfaqjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në hapësira të hapura, malore dhe fushore, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pronën, shtazët dhe mjedisin.

“Të nderuar qytetarë, meqenëse kemi hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore e me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit”, thuhet në apel.

AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në numrat emergjent.

“Apelojmë, të jeni të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilentë për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent pa pagesë 24/7 112, 193 dhe 192, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit, kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon”, thuhet më tej.

Në apel theksohet se qytetarët duhet të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë, hedhjen e mbeturinave të rrezikshme si cigaret e ndezura, si dhe të edukojnë të rinjtë për rreziqet që lidhen me zjarrin.

Po ashtu, AME rikujton se zjarrvëniet, qoftë të qëllimta apo nga pakujdesia, përbëjnë vepër penale dhe sanksionohen sipas legjislacionit në fuqi.

Institucioni ka bërë të ditur se qytetarët mund të raportojnë rastet emergjente pa pagesë në numrat 112 për Qendrën Operative Emergjente, 193 për zjarrfikësit, 192 për Policinë dhe 194 për Shërbimin Mjekësor Emergjent.

“Paralajmërim i hershëm- Veprim i hershëm, i cili shpëton jetë dhe ambientin e përbashkët për të gjithë”, përfundon apeli i AME-së. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.