Kronika
Amerika furnizon me mjete të blinduara Forcat e Armatosur të Shqipërisë
12 automjete të blinduara u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga qeveria amerikane.
Këto automjete do të jenë në shërbim të Forcave Tokësore të FA-ve.
Për dorëzimin e mjeteve të blinduara ditën e sotme në orën 12:30 do të zhvillohet në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr një ceremoni.
Në ceremoni do të marrin pjesë Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.