Bota

Amerika thotë se nuk e ka ndërmend të hyjë në luftë me Iranin

Shtetet e Bashkuara “nuk po përpiqen të hyjnë në luftë me Iranin”, deklaroi ot gjenerali Joe Votel, i cili mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme, ndërkohë që disa zyrtarë të administratës Trump kishin ngritur tonin kundër Tehranit.

“Unë nuk mendoj se ne po përpiqemi të hyjmë në luftë me Iranin dhe nuk mendoj se ky është qëllimi ynë”, tha gjatë një deklaratë për shtyp e Përgjithshme, gjenerali Votel, kreu i Komandës Qendrore të forcave amerikane (CENTCOM).

Ai u pyet në lidhje me strategjinë amerikane ndaj Iranit pas një paralajmërimi të fortë që këshilltari për Sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i dha Teheranit, përcjell Atsh.

Partizan i nje politike te ashpër, Bolton paralajmëroi Iranin se “do t’i kushtonte shtrenjtë” nëse ai do të kërcënonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo aleatët e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button