Ekonomia

AMF: Rriten fondet e investimeve

Fondet e investimeve kanë vijuar rritje përgjatë gjysmës së parë të vitit 2015, duke arritur shifrën 67.4 miliardë lekë, ose 5,85% më shumë që nga fillimi i vitit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në këto fonde janë anëtarësuar rreth 34 mijë e 100 subjekte, kryesisht individë. Ndërsa struktura e aktiveve dominohet nga investimet me rrezik të ulët, kryesisht obligacione dhe bono qeveritare.

Në Shqipëri, aktualisht veprojnë dy fonde të investimeve, “Raiffeisen Prestigj” dhe “Raiffeisen Invest”, përkatësisht për investime në lekë dhe në euro. Këto fonde u licencuan në fund të vitit 2011.

Fondet e investimeve kanë njohur zhvillim të shpejtë dhe rreth këtij aktiviteti ka interes edhe nga aktorë të tjerë të tregut financiar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button