🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.91 ▲0.62%
ARI 4,449 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,136 ▲ +0.04% ETH $1,892 ▲ +0.41% XRP $0.9998 ▼ -0.2% SOL $75.1500 ▼ -0.57%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.91 ▲0.62 % ARI 4,449 ▲0.27 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.91 ▲0.62 % ARI 4,449 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Amnistia Penale/ Balliu: Të ulet mosha e pensionit për policët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: I japim zgjidhje përfit

Pr.ligji për Amnistinë Penale ka qenë sërish në fokus të diskutimeve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat Klevis Balliu parashtroi dy propozime që lidhen me përfitimin ushqimor mujor për policët e burgjeve dhe uljen e moshës së tyre të pensionit për shkak të vështirësisë së punës.

Balliu kërkoi që mosha e pensionit për policët e burgjeve të ulet, duke argumentuar se ata përballen me punë të vështirë, rrezikshmëri dhe presion të madh, dhe disa humbasin jetën pak kohë pas daljes në pension.

“Më informojnë që efektivë të policisë në burgje dalin njësoj në pension në moshën 65-vjeçare. Ka kërkesë prej tyre që të dalin më shpejt në pension pasi një pjesë e tyre humbin jetën shumë pak kohë pasi dalin në pension për shkak punës së vështirë, presioni, rrezikshmëria dhe kushteve të punës. Të ulet mosha e pensionit sepse kanë punë më të rëndë se gjithkush tjetër.

E dyta, më informojnë se policët që punojnë në burgje nuk e marrin përfitimin mujor ushqimor. Është diku te 120 mijë lekë. E marrin të gjithë efektivët e tjerë, por jo policët e burgjeve. Mendoj se është një hapësirë që dhe ata si kolegët e tyre të marrin masën shtesë për ushqimin”, deklaroi Balliu.

Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Alban Mësonjësi u shpreh se në ndryshimet ligjore që po bëhen për Policinë e Burgjeve, po i jepet zgjidhje çështjes që lidhet me përfitimin financiar.

Sa i përket çështjes së pensionit, Mësonjësi theksoi se aktualisht nuk është çështje në shqyrtim, por do jetë  pjesë e vlerësimit në ndryshimet që po kryhet në pr.ligjin e sipërpërmendur.

“Ministria e drejtësisë ka parashikuar gjatë 2026-ës ndryshime në ligjin për policinë e burgjeve dhe fokusi kryesor lidhet me përfitimet financiare të tyre. Jemi duke e zgjidhur këtë çështje. Po punojmë për ndryshimet ligjore. Mosha e pensionit, nuk është çështje në shqyrtim por nisur dhe nga sugjerimi juaj do e kemi pjesë të vlerësimit në ndryshimet që po bëjmë në ligjin për policinë e burgjeve”, tha Mësonjësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.