☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.48 ▼0.06%
ARI 4,151 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,721 ▼ -0.7% ETH $2,400 ▼ -0.57% XRP $1.2980 ▼ -0.58% SOL $104.7100 ▲ +0.38%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.48 ▼0.06 % ARI 4,151 ▼0.21 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.48 ▼0.06 % ARI 4,151 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

Ministria e Drejtësisë e ka vlerësuar Amnistinë Penale si një projekt prioritar dhe të mirëmenduar, i cili synon t’u ofrojë një shans të dytë shumë shtetasve të burgosur.

I ftuar në emisionin “NewsRoom” në ABC News, zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, bëri me dije se drafti i hartuar pas diskutimeve të gjata do të fokusohet veçanërisht te gratë me deri në katër vite dënim të mbetur dhe te të miturit.

Megjithatë, Dobi theksoi se kriteret e përzgjedhjes janë mjaft strikte, duke përjashtuar kategorikisht të dënuarit për krime të rënda, personat e arrestuar nga SPAK-u dhe ata që i janë shmangur drejtësisë. Paralelisht me këtë proces, po shihet mundësia edhe për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

“Është një prioritet i Ministrisë së Drejtësisë. Po shikojmë edhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Amnistia është një pjesë e një projekti të shumë mirë menduar. Dhënia e Amnistisë, Shans i dytë për shumë shtetas të burgosur. Drafti i Amnistisë ka dashur shumë kohë, për t’u hartuar.

Kemi pasur edhe shumë diskutime interesante në komisionet përkatësime. Dua të vë në dukje, që ka një pozitivitet për amnistinë. Fakti që kjo është një amnisti penale, por jo e përgjithshme, me fokus te gratë, të cilat kanë deri në 4 vjet të mbetura dhe te të miturit.

Për të gjithë ata burgosur që kanë kryer krime të rënda, vrasja, ose dhuna seksuale ndaj fëmijëve, që kanë një rrezikshmëri të lartë shoqërore, ose të arrestuare nga SPAK nuk janë përfitues. Ata persona që i janë shmangur drejtësisë, nuk mund të jenë përfitues të amnistisë. Kriteret janë shumë strikte”, tha Dobi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.