☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.17%
DOW 52,472 ▲0.18%
NASDAQ 26,484 ▲0.02%
NAFTA 102.76 ▲2.86%
ARI 4,069 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,264 ▲ +0.66% ETH $2,361 ▲ +0.56% XRP $1.3287 ▲ +0.42% SOL $102.2800 ▲ +1.07%
S&P 500 7,735 ▲0.17 % DOW 52,472 ▲0.18 % NASDAQ 26,484 ▲0.02 % NAFTA 102.76 ▲2.86 % ARI 4,069 ▼0.13 % S&P 500 7,735 ▲0.17 % DOW 52,472 ▲0.18 % NASDAQ 26,484 ▲0.02 % NAFTA 102.76 ▲2.86 % ARI 4,069 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Analistët: Qeveria mund të formohet shpejt, por një tjetër betejë politike sapo ka nisur

Vëmendja e skenës politike në vend, është zhvendosur drejtë formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të zgjedhjeve të 7 qershorit. Rrethi i parë i takimeve të Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, me partitë opozitare përfundoi pa marrëveshje konkrete, megjithëkëtë kryeministri në detyrë Albin Kurti, paralajmëroi se javën që vjen priten takime të tjera.

Ndërkohë që konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë pritet të ecë pa pengesa, analistët paralajmërojnë rrezik krize politike për zgjedhjen e kreut të shtetit, përpara se t’i përfundojë mandati ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Takimet e para konsultative të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, me krerët e partive opozitare përfunduan pa rezultat konkret. Përderisa opozita mbajti pozicionet se nuk ofron koalicion të menjëhershëm qeverisës, pas përfundimit të rrethit të parë të takimeve, Kurti u shpreh se është ende herët për të folur për marrëveshje konkrete.

“Do të kemi edhe takime të tjera”, tha Kurti.

Me ceritfikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, kanë nisur të rrjedhin edhe afatet kushtetuese për formimin e institucioneve të reja të vendit, duke i hapur rrugë kështu konstituimit të Kuvendit, formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit.

“Ajo çfarë ka rëndësi është që seanca për zgjedhjen e presidentit duhet të zhvillohet brenda një afati 60 ditorë nga momenti i konstituimit të kuvendit derisa për formimin e qeverisë afati është më i ngushtë vetëm 40 ditë nga mandatimi prej presidentes për shkak se kandidati të parë i ka 15 ditë në rast të dështimit të kandidati të parë janë 10 ditë për ta caktuar kandidatin e dyte dhe serish 15 ditë për kandidatin tjetër , dhe në fakt tregon se rendi logjikë i gjërave mund të jetë fillimisht të zgjidhet Qeveria”, thotë Eugen Cakolli nga KDI.

“Seanca mund të thirret deri në fund të këtij afati, edhe nëse nuk e thërret zonja Haxhiu, Kuvendi mblidhet vet por duhet me e pa vullnetin edhe iniciativën e partive politike se a do të ketë një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse ku zgjidhet edhe çështja e presidentit tek më pastaj thirret seanca konstituive sepse paramendoni një situatë kur zgjidhet kryetari i kuvendit, konstituohet kuvendi, formohet qeveria në ndërkohë jemi pa president pa marrëveshje politike për ta zgjedhur një president të Kosovës”, theksoi Naim Jakaj, hulumtues në IKD.

Meqë Vetëvendosje duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nga këndvështrimi i ekspertëve të fushës nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa. Megjithëkëtë, zgjedhja e presidentit të ri mbetet një çështje tjetër që mund ta mbajë vendin në krizë institucionale dhe politike. Mandati i Albulena Haxhiut si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës përfundon më 4 tetor të këtij viti./RTK

1 Koment

  • Tara 12 Korrik 2026, 01:33

    Interessant!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.