☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,100 ▼0.53%
DOW 49,281 ▼0.42%
NASDAQ 24,402 ▼1.04%
NAFTA 96.67 ▲3.99%
ARI 4,709 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,682 ▼ -1.45% ETH $2,311 ▼ -3.48% XRP $1.4297 ▼ -0.74% SOL $85.3200 ▼ -2.21%
S&P 500 7,100 ▼0.53 % DOW 49,281 ▼0.42 % NASDAQ 24,402 ▼1.04 % NAFTA 96.67 ▲3.99 % ARI 4,709 ▼0.93 % S&P 500 7,100 ▼0.53 % DOW 49,281 ▼0.42 % NASDAQ 24,402 ▼1.04 % NAFTA 96.67 ▲3.99 % ARI 4,709 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Bota

Analistët: Shanset e presidentit Trump për rizgjedhje përmirësohen pas shfajësimit

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump u shfaq triumfues para një turme entuziaste.

“Dhe më sollën deri në fazën e fundit të shkarkimit. Por tani kemi një fjalë magjike. Nuk mendoja kurrë se do të tingëllonte aq mirë. Quhet shfajësim i plotë”, tha ai.

Zoti Trump ishte në humor festiv pasi në gjyqin e senatit, drejtuar nga kreu i Gjykatës së Lartë, John Roberts u vendos kundër shkarkimit të tij.

“Merret kështu vendimi që Donald John Trump lirohet nga të gjitha akuzat për shkarkim”, tha ai.

Të gjithë demokratët e Senatit dhe republikani Mitt Romney, votuan për ta shpallur zotin Trump fajtor.

“Nuk mund të marrësh anën e këtij presidenti dhe njëkohësisht të mbështetësh të vërtetën. Nëse duam të mbijetojmë si vend, duhet të zgjedhim të vërtetën”, tha senatori demokrat. Chuck Schumer.

Në fjalimin e tij për Gjendjen e Vendit, presidenti mobilizoi përkrahësit e vet me një sy nga fushata për rizgjedhjen në nëntor.

“Armiqtë e Amerikës janë në arrati, mirëqenia e Amerikës është në rritje dhe e ardhmja e Amerikës është e shkëlqyer. Vitet e rënies ekonomike kanë marrë fund”, tha ai.

Rrëzimi i akuzave mund t’ia forcojë pozitat në të ardhment e afërt Presidentit Trump, thotë historiani presidencial, Allan Lichtman.

“Mendoj se ndihmon për të motivuar bazën e tij, pa diskutim. Ata e besojnë argumentin e tij se bëhet fjalë për një gjueti shtrigash, me synimin për të rrëzuar presidentit e tyre”, thotë ai.

Ndërsa fushata presidenciale 2020 intensifikohet, zoti Trump mund të përfitojë edhe nga ekonomia amerikane, thotë John Fortier.

“Duket se do të jetë një garë e ngushtë. Presidentit ende i duhet që t’i rritet mbështetja më shumë. Por nuk është larg dhe ka dhe disa avantazhe të tjera”, thotë ai.

Rezultati i gjyqit për shkarkim, është një hap prapa për demokratët në të ardhmen e afërt, por ka gjasa ta rrisë pjesëmarrjen në nëntor, thotë Allan Lichtman.

“Mendoj se demokratët janë të indinjuar dhe do ta përdorin energjinë për t’u mobilizuar dhe për ta hequr Donald Trumpin përmes zgjedhjeve”, thotë ai.

Vendi mund të jetë gati të lërë pas luftën politike disamujore lidhur me procesin e shkarkimit, por polarizimi politik që ishte i dukshëm në fjalimin e presidentit, mbtetet, thotë Jim Kessler.

“Nga kjo mësuam se kemi një vend të përçarë, një president përçarës, një media të fragmentizuar dhe publiku do ta shohë realitetin përmes kësaj lenteje”, thotë ai.

Presidenti Trump po deklaron fitore pas gjyqit. Por ai përballet me një tjetër gjykim nga votuesit në nëntor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.