Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 06 August 2026
S&P 500 7,703 ▼0.26%
DOW 53,887 ▼0.85%
NASDAQ 26,332 ▼0.12%
NAFTA 77.66 ▲3.24%
ARI 4,299 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,586 ▼ -0.22% ETH $1,913 ▲ +0.36% XRP $1.0425 ▼ -2.67% SOL $73.1800 ▼ -1.85%
S&P 500 7,703 ▼0.26 % DOW 53,887 ▼0.85 % NASDAQ 26,332 ▼0.12 % NAFTA 77.66 ▲3.24 % ARI 4,299 ▼0.15 % S&P 500 7,703 ▼0.26 % DOW 53,887 ▼0.85 % NASDAQ 26,332 ▼0.12 % NAFTA 77.66 ▲3.24 % ARI 4,299 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Kronika

Analiza, 28 mijë dollarë në vit i duhen një shqiptari që të jetë i lumtur

Një shqiptar do të duhej të siguronte rreth 28 mijë dollarë të ardhura në vit për të arritur nivelin e të ardhurave që lidhet me “pragun e lumturisë”, sipas një analize ndërkombëtare mbi raportin mes parave dhe kënaqësisë nga jeta.

Sipas renditjes së publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e Remitly, paga mesatare vjetore në Shqipëri është rreth 10 mijë dollarë. Kjo do të thotë se të ardhurat e një punonjësi mesatar mbulojnë vetëm 34.8% të nivelit të vlerësuar si të nevojshëm për mirëqenie, duke lënë një diferencë prej më shumë se 18 mijë dollarësh në vit.

Në muaj, pragu i llogaritur për Shqipërinë është rreth 2 mijë e 316 dollarë, ndërsa paga mesatare rreth 830 dollarë.

Ky tregues nuk tregon shumën minimale për të përballuar shpenzimet bazë, por nivelin pas të cilit rritja e mëtejshme e të ardhurave nuk sjell përmirësim të ndjeshëm në mënyrën se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre.

Shqipëria vijon të ketë ndër pagat më të ulëta në rajon.

Të dhënat e INSTAT dhe Eurostat tregojnë se paga mesatare bruto në vitin 2025 ishte rreth 10 mijë e 300 euro në vit, ndërsa në Serbi arrin rreth 15 mijë e 500 euro, në Mal të Zi rreth 14 mijë e 500 euro dhe në Maqedoninë e Veriut rreth 13 mijë e 200 euro.

Studimi bazohet në kërkime të Universitetit Purdue mbi lidhjen mes të ardhurave dhe mirëqenies.

Ekspertët kujtojnë se lumturia nuk përcaktohet vetëm nga paga, por edhe nga shëndeti, marrëdhëniet familjare, siguria dhe kushtet e jetesës.

Në renditjen ndërkombëtare, vetëm Sllovenia rezultoi me pagë mesatare më të lartë se “çmimi i lumturisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.