🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.73 ▼14.36%
ARI 4,848 ▲3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,708 ▲ +4.36% ETH $2,236 ▲ +5.96% XRP $1.3667 ▲ +3.48% SOL $84.6200 ▲ +6.01%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.73 ▼14.36 % ARI 4,848 ▲3.48 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.73 ▼14.36 % ARI 4,848 ▲3.48 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
08 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Analizë/ HEC-et private realizojnë fitime të larta

energjiaKompanitë private të prodhimit të energjisë që kanë ndërtuar me koncension dhe kanë nisur prodhimin, po gjenerojnë fitime të larta.
Këto kompani nga fitimet e realizuara nga shitjet e energjisë, janë listuar ndër 100 kompanitë e mëdha për vitin 2013, sipas një studimi nga revista ekonomike “Monitor”.
Kompania “Erdat Lura”, që ka ndërtuar me koncesion dhe që menaxhon hidrocentralet Lura 1, 2 dhe 3, ka deklaruar në bilancin e 2013-s fitimin prej 364 milionë lekë, duke u renditur e 35 ndër kompanitë me fitim më të madh në vend. Kompania gjeneroi një prodhim prej 53,296 Mwh në 2013-n, sipas të dhënave nga ERE (Enti Rregullator i Energjisë) ndërsa të ardhurat e fituara vjet nga shitja e energjisë ishin 577 milionë lekë,
Kompania HEC i Tërvolit vjet dyfishoi fitimet në 230 milionë lekë, kompania “GJO-SPA Power” rezulton me një fitim 243 milionë lekë, duke u renditur në vendin e 59 ndër 100 kompanitë me fitim më të madh në vend, gjithashtu dhe kompania “Euron Energy Group”, etj.
Por edhe pse kanë rezultuar me fitime në bilance, një pjesë e këtyre operatorëve kanë probleme me arkëtimin e pagesave nga shitja e energjisë tek KESH-i, duke hyrë në vorbullën e krizës që po kalon sistemi energjetik në Shqipëri, nga prodhimi, tek shpërndarja dhe konsumatori fundor.
Ministria e Energjetikës ndërkohë ka deklaruar se do të rishikojë kontratat favorizuese që qeveria e mëparshme kishte nënshkruar me operatorët privatë, ku KESH detyrohej t’ua blinte prodhimin 10% më shtrenjtë se çmimi i tregut.
Sipas ERE-s, gjatë vitit 2013, në Shqipëri prodhuan energji elektrike 80 centrale hidrike me fuqi të përgjithshme të instaluar rreth 240 MW.
Prodhimi i përgjithshëm për vitin 2013 nga prodhuesit privatë dhe ata që zotërojnë marrëveshjet me koncesion, arriti në 11% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë neto në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.