Anëtarët e KLD, PD: Rama zgjodhi gjykatësin e diktaturës dhe kamikazen e partisë
Partia Demokratike, duke reaguar pas miratimit nga Komisioni i Ligjeve te dy anetareve te rinj te KLD-se, akuzon kryeministrin Rama për kapje politike të drejtësisë, “për të mos mundur ta ndalë askush në ‘marrëzinë e tij për të arrestuar këdo si sabotator si 50 vjet më parë’.
Në një deklaratë nga selia e PD-së, deputeti Eduard Halimi deklaroi se “pikërisht për këtë zgjodhi në KLD, personat që kanë dhënë prova se dinë të dënojnë në emër të enver Hoxhës, apo Shtyllën që e faktoi se shndërrohej në kamikaze sa herë fliste udhëheqësi i partisë”.
Sipas Halimit, klithjet e përditshme të kryeministrit ndaj qytetarëve dhe tundja e prangave me policinë që është bërë më politike se kurrë në këto 23 vjet, kërkon ti cojë deri në fund me nënshtrimin dhe kapjen politike të drejtësisë, që askush të mos e ndalë në marrëzinë e delirit të pashoq që e ka kapur atë dhe farë e fisin që ka emëruar në qeveri.
“Ju që keni bërë burg për trafik droge duhet të jeni deputetet e mi, elita e kombit, ndërsa qytetaret që nuk kane lekë të paguajnë energjinë janë hajdutët e kombit, jane sabotatorë të zhvillimit të vendit, sabotatore të qeverisë, armiqtë e popullit. Deputetet e krimit duhet të rrine në aulen e parlamentit, ndërsa qytetaret që nuk paguajne dot energjine apo kapin me dore mistrinë e ndërtimit, të shkojnë në burg”- tha ai.
Sipas tij, i duhet drejtësia Ramës, që të shkatërroje cdo ditë pasuritë e qytetareve me keq se në kohën e diktatures pa i dhënë asnje copë letër, sepse ka frikë se gjykatat mund ta ndalin. I duhet drejtësia që të arrestoje qytetaret; nese nuk paguajne gjobat e policisë, nëse nuk mbushin arkën e qeverise, që kundershtojnë shtetin policor dhe terrorin politik, që janë sabotatorët e zhvillimit të vendit.
“Frymën e shtetit policor ku udhëheqësi i partisë flet dhe policia arreston pa pyetur për Kushtetutë, për ligj, për të drejta të qytetarëve, kërkon ta cojë në KLD. Dhe për këtë ka zgjedhur pikërisht ata që kanë dhënë prova, që dine ta përcojnë më mire se kushdo tjetër frymën e terrorit të Edi Ramës. Ata që kanë dhënë prova në diktature se nuk e bëjnë dysh fjalën e udhëheqësit politik dhe arrestojne, denojne dhe shpallin armik të popullit dhe sabotatorë këdo që kundërshton udhëheqësin. Ata që kanë dhënë prova se shndrrohen lehtësisht në kamikazë politike sapo udhëheqësi i Partise jep urdhër”- tha ai.
Halimi shtoi se Rama kërkon të cojë në KLD, ish gjyqtarin e diktaturës që ka dënuar në emër të Enver Hoxhës 30 vjet më parë, dhe atë që kanë dhënë prova se shndrrohet lehtësisht në kamikaze politike sa herë flet udhëheqësi i Partisë jo më larg se 1 vit më parë.
“Partia Demokratike i kërkon gjyqësorit të mos tulatet nga klithmat e diktatorëve të vegjel apo shërbëtorëve të tyre delirante, por të mbrojnë pa ekuivokë të drejtat kushtetuese të qytetareve që po nëpërkëmben cdo ditë nga qeveria. I bëjmë thirje cdo qytetari në vend të shohë me sytë hapur atë që po ndodh, t’i rezistoje cdo shkelje të ligjit dhe të drejtave të tyre kushtetuese që po u ben represioni i shtetit policor dhe të frikës që kërkon të mbjellë Edi Rama në vend. Te dokumentojë cdo fakt me foto e video, të atyre që i shkelin të drejtat, pasuritë, gjakun dhe djersën dhe i fton t’i depozitojne ato pranë PD”- tha Halimi.