Rajoni

Angelina Jolie në Ballkan, takohet me refugjatët sirianë në Greqi

Aktorja e famshme Angelina Jolie po zhvillon një tur në Ballkan,dhe tashmë ndodhet në Greqi për të takuar refugjatët sirianë, të bllokuar prej javësh në këtë vend, në pritje për të hyrë në Evropën Qendrore dhe Veriore.

Në cilësinë e ambasadores së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, aktorja do të vizitojë Selanikun dhe kampin e Idomenisë, ku ndodhen mijëra refugjatë. Më herët Jolie ishte në Liban, në kampin e refugjatëve Sant-nagiel, 15 km larg kufirit me Sirinë. “Ne nuk mund të menaxhojmë situatën vetëm me ndihmë humanitare, ndërkohë që është e domosdoshme një zgjidhje diplomatike”, ka thënë aktorja.

Shumë refugjatë ishin mbledhur rreth aktores, duke sfiduar shiun dhe erën. Ulur mes refugjatëve, ajo iu bëri thirrje fuqive të mëdha që t’i japin fund luftës në Siri dhe të ndihmojnë miliona njerëz, të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit për të shpëtuar. Jolie tha se qeveritë duhet të analizojë situatën dhe për të kuptuar se çfarë vendi i tyre mund të bëjë, se sa refugjatë mund të ndihmojnë dhe si mund ta bëjnë këtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button