🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.68 ▲0.61%
ARI 3,942 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,806 ▲ +1.24% ETH $2,285 ▲ +1.41% XRP $1.2802 ▲ +2.43% SOL $93.2600 ▲ +1.33%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.68 ▲0.61 % ARI 3,942 ▲0.04 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.68 ▲0.61 % ARI 3,942 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Angellov: Dy zjarre janë aktive në hapësira të hapura

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar pak më shumë se pesë zjarre në hapësira të hapura, por asnjëri prej tyre nuk përbën kërcënim serioz dhe pritet të vihet nën kontroll së shpejti, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, në një video deklaratë nga terreni.

Siç informoi ai, dje janë shuar më shumë se 25 zjarre në hapësira të hapura, ndërsa më kompleksi ishte zjarri në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, në afërsi të Samokovit.

“Zjarri hyri në një terren të vështirë për t’u aksesuar, ku ndërhynë një numër i madh zjarrfikësish nga Makedonski Brod dhe tre pincgauerë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Goditjen përfundimtare zjarrit ia dha shiu që ra në këtë zonë dje pasdite”, shpjegoi Angellov.

Ai theksoi se një zjarr më i madh u regjistrua edhe dje në Komunën e Novacit, ku u dogj një sipërfaqe më e madhe toke e sheshtë. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, vetëqeverisjes lokale dhe fermerëve që ndihmuan me mekanizim, zjarri u ndal dhe u shua.Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), deri në orën 13:00 të sotme, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej gjashtë zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat dy janë aktive dhe katër janë shuar.

Zjarret janë aktive në afërsi të fshatit Bërnjarc në Komunën e Haraçinës dhe në vendbanimin Vollkovë në Komunën e Gjorçe Petrov, ku digjet bimësi e ulët. Zjarret në fshatin Banjicë në Komunën e Çashkës, fshatin Bidzevë në Komunën e Strugës, fshatin Senakos në Komunën e Vrapçishtit dhe në deponinë në Dellçevë janë shuar, informoi QMK.

Angellov falënderoi zjarrfikësit për reagimin e tyre të shpejtë dhe qytetarët për vigjilencën e tyre, por theksoi se ka dëshmi për disa zjarre të shkaktuara qëllimisht.

“U bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm që të mos shkaktojnë zjarr pa dashje. Çdo sjellje e dyshimtë duhet të raportohet në 112 ose në stacionin më të afërt të policisë”, tha Angellov.

Lidhur me situatën e furnizimit me ujë në Gostivar, drejtori i DMSH-së informoi se analizat e fundit tregojnë një përmirësim të cilësisë së ujit krahasuar me matjet e mëparshme, por se nevojitet kohë shtesë që ai të shpallet i sigurt për pije.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.