☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,468 ▼0.48%
DOW 52,355 ▼1.08%
NASDAQ 25,748 ▼0.27%
NAFTA 74.47 ▲5.72%
ARI 4,065 ▼2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,134 ▼ -1.37% ETH $1,738 ▼ -1.62% XRP $1.0834 ▼ -2.63% SOL $77.2900 ▼ -4.45%
S&P 500 7,468 ▼0.48 % DOW 52,355 ▼1.08 % NASDAQ 25,748 ▼0.27 % NAFTA 74.47 ▲5.72 % ARI 4,065 ▼2.21 % S&P 500 7,468 ▼0.48 % DOW 52,355 ▼1.08 % NASDAQ 25,748 ▼0.27 % NAFTA 74.47 ▲5.72 % ARI 4,065 ▼2.21 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Deklarata e Samitit të NATO-s

– Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit.

Në deklaratë theksohet se një sulm ndaj një aleati konsiderohet sulm ndaj të gjithë Aleancës, ndërsa uniteti dhe solidariteti mbeten themeli i paqes, sigurisë dhe prosperitetit për rreth një miliard qytetarë të vendeve anëtare, sipas NATO.int.

Më poshtë vijon deklarata e plotë:

1. Ne, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, jemi mbledhur në Ankara për të riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj mbrojtjes kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit dhe ndaj lidhjes transatlantike. Një sulm kundër një aleati është një sulm kundër të gjithë aleatëve. Uniteti, solidariteti dhe forca jonë kolektive mbeten themeli i paqes, sigurisë dhe prosperitetit për një miliard qytetarët e Aleancës sonë të kombeve të lira dhe demokratike. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj qasjes sonë 360 gradë për parandalimin dhe mbrojtjen.

2. Për t’iu kundërvënë kërcënimit afatgjatë që Rusia paraqet për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik, si edhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët po përmbushin angazhimet e marra në Hagë për mbrojtjen. Gjatë vitit 2025, aleatët evropianë dhe Kanadaja rritën investimet në nevojat bazë të mbrojtjes me më shumë se 139 miliardë dollarë. Investimet tona po sigurojnë kapacitetet që na duhen, duke forcuar njëkohësisht bazën tonë industriale dhe qëndrueshmërinë. Sot, në Ankara, ne shpallim më shumë se 50 miliardë dollarë prokurime të reja dhe angazhohemi të zgjerojmë kapacitetin kolektiv të prodhimit, duke bashkëpunuar me industrinë për të përshpejtuar inovacionin. Ne do të vazhdojmë punën për të eliminuar pengesat tregtare në fushën e mbrojtjes mes aleatëve dhe për të shfrytëzuar partneritetet e NATO-s, me qëllim forcimin e industrisë së mbrojtjes dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare.

3. Ne po ndërtojmë të ardhmen: një Evropë më të fortë brenda një NATO-je më të fortë – një Aleancë të modernizuar. Aleatët evropianë dhe Kanadaja, duke punuar së bashku me Shtetet e Bashkuara, po marrin përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e Aleancës. Parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s mbështeten në një kombinim të përshtatshëm të kapaciteteve bërthamore, konvencionale dhe të mbrojtjes nga raketat, të plotësuara nga aftësitë në hapësirë dhe në fushën kibernetike. Ne jemi të përkushtuar të ruajmë epërsinë tonë ushtarake. Po investojmë në aftësinë për të dislokuar, mbështetur dhe mbajtur forcat tona të armatosura, si dhe për të përmbushur objektivat tona të kapaciteteve në të gjitha fushat, përfshirë sistemet e goditjes precize me rreze të gjatë, mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore, sistemet pa pilot, teknologjitë më të avancuara, aftësitë e inteligjencës dhe zbulimit. Gjithashtu, po zhvillojmë një platformë të ndërveprueshme transatlantike për operacionet ushtarake në “cloud” dhe po adoptojmë modele të fuqishme të inteligjencës artificiale.

4. Ukraina kontribuon në sigurinë transatlantike dhe aleatët qëndrojnë të bashkuar në mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. Aleatët evropianë dhe Kanadaja financojnë tashmë pjesën më të madhe të ndihmës së sigurisë për Ukrainën përmes mekanizmave dypalësh dhe shumëpalësh. Aleatët theksojnë se kjo mbështetje duhet të jetë e drejtë, e parashikueshme dhe e qëndrueshme në planin afatgjatë. Për vitin 2026, aleatët angazhohen të ofrojnë 70 miliardë euro në pajisje ushtarake, ndihmë dhe trajnim për Ukrainën, si dhe konfirmojnë angazhimet e tyre sovrane për të ruajtur të paktën të njëjtin nivel mbështetjeje edhe gjatë vitit 2027. Në këtë drejtim, ne mirëpresim vendimin e Bashkimit Evropian për të siguruar financim shumëvjeçar për Ukrainën përmes Kredisë për Mbështetjen e Ukrainës.

5. Aleanca vazhdon t’u përgjigjet dhe të përshtatet konkurrencës strategjike, paqëndrueshmërisë së përhapur, kërcënimeve hibride dhe goditjeve të përsëritura që karakterizojnë mjedisin tonë më të gjerë të sigurisë. Aleatët ritheksojnë se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore dhe i bëjnë thirrje Iranit të respektojë plotësisht lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

6. Ne shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen bujare të ofruar nga Turqinë. Mezi presim  takimin tonë të ardhshëm./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.