☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,887 ▲ +0.42% ETH $2,262 ▲ +0.4% XRP $1.2511 ▲ +0.11% SOL $94.9000 ▼ -1.28%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Gjermania fajëson Iranin për përshkallëzimin me SHBA-në, kërkon diplomaci

ANKARA, 8 korrik /ATSH – AA/ – Gjermania të mërkurën fajësoi Iranin për përshkallëzimin e fundit në konfliktin SHBA-Iran, një shkëmbim armiqësish që e shtyu Presidentin Donald Trump të shpallte armëpushimin me Teheranin “të përfunduar.

Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, i tha transmetuesit publik Phoenix se sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare që kalonin Ngushticën e Hormuzit janë “të papranueshme” dhe se veprimet e Teheranit kanë shkaktuar sulme ushtarake amerikane.

“Anijet e shënjestruara po përpiqeshin të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit – konkretisht nëpër zonën pa mina – kur u sulmuan nga Irani”, tha Wadephul.

“Duhet të vendoset një herë e përgjithmonë se ky është një korridor ndërkombëtar detar. Irani nuk duhet ta minojë atë, të qëllojë anijet ose të vendosë taksa ose tarifa. Irani duhet ta kuptojë këtë pikë”, shtoi ai.

Wadephul përsëriti thirrjen e Gjermanisë për një zgjidhje diplomatike, por e bëri të qartë se Teherani së pari duhet të ndryshojë qasjen e tij.

“Shpresoj për një zgjidhje përmes negociatave dhe jo mjeteve ushtarake”, tha ai duke theksuar se “Shpresojmë për një qetësim të situatës. Megjithatë, gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.