☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,967 ▲ +0.57% ETH $2,265 ▲ +0.68% XRP $1.2519 ▲ +0.26% SOL $94.9500 ▼ -0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Serbia

Prokuroria e Beogradit zbardh akuzat ndaj Kriçakut dhe Sekuloviqit: ndalim deri në 48 orë, arrestimi s’ka lidhje me zgjedhjet

Kryeprokurori Nenad Stefanoviq bëri të ditur se dy shefat e policisë kriminale dyshohen për shpërdorim të detyrës në çështjen 'Senjak', ndërsa Kriçaku edhe për keqtrajtim e torturë; të dy do të merren në pyetje brenda 48 orëve

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka zbardhur akuzat ndaj shefit të Drejtorisë së Policisë Kriminale (UKP), Marko Kriçak, dhe shefit të Shërbimit për Luftimin e Krimit, Boshko Sekuloviq, të arrestuar mëngjesin e sotëm në çështjen “Senjak”. Sipas deklaratës së Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, të cilën e përcjellin mediat serbe, kryeprokurori i saj, Nenad Stefanoviq, bëri të ditur se prokuroria dhe punonjësit e saj veprojnë vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë dhe se arrestimi i sotëm nuk ka asnjë lidhje me proceset zgjedhore apo me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Stefanoviqit, prokuroria i kishte nisur veprimet parahetimore që në maj të këtij viti, kur ishte shfaqur pengimi i punës së prokurorëve që merren me çështjen. Në fund të korrikut, dosjes iu bashkua edhe kallëzimi penal i avokatëve të të dëmtuarit, hap që çoi në ndalimin e dy zyrtarëve të lartë policorë.

Sipas Prokurorisë së Lartë Publike, Kriçaku dhe Sekuloviqi dyshohen se nga 12 maji deri më 3 qershor 2026, si zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke tejkaluar dhe shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe duke mos e kryer atë, i kanë shkaktuar dëm dhe i kanë shkelur rëndë të drejtat të dëmtuarit Veselin Miliq, ish-shef i policisë së Beogradit. Dyshimet lidhen me veprimet e ndërmarra lidhur me vrasjen në restorantin “27” në Senjak.

Dyshimet më konkrete rëndojnë mbi Kriçakun: më 16 maj, bashkë me policë të tjerë ende të paidentifikuar, në ambientet e UKP-së ai dyshohet se e ka keqtrajtuar dhe torturuar të dëmtuarin me inicialet N.L. Me kallëzimin penal, Kriçakut i vihen në barrë veprat penale “shpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “keqtrajtim dhe torturë”, ndërsa Sekuloviqit vetëm vepra “shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Me urdhër të prokurorit të çështjes, të dy të arrestuarve u është caktuar ndalimi deri në 48 orë. Brenda këtij afati, Kriçaku dhe Sekuloviqi do të sillen për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.