☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 85.00 ▼0.01%
ARI 4,698 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,753 ▲ +4.82% ETH $2,508 ▲ +2.54% XRP $1.5237 ▲ +3.5% SOL $101.9900 ▲ +8.44%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.00 ▼0.01 % ARI 4,698 ▲0.01 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.00 ▼0.01 % ARI 4,698 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Samiti i NATO-s fillon me Forumin e Industrisë së Mbrojtjes

ANKARA, 7 korrik /ATSH-AA/ – Samiti i 36-të i krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, i organizuar nga Turqia, filloi me Forumin e Industrisë së Mbrojtjes, ku në plan të parë do të jenë prodhimi transatlantik i mbrojtjes dhe investimet në këtë fushë.

Forumi i Industrisë së Mbrojtjes, i cili filloi në “ATO Congresium”, do të jetë aktiviteti industrial me shtrirjen më të gjerë në historinë e NATO-s.

Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s takohen sot në Kompleksin Presidencial.

Sot në Kompleksin Presidencial do të organizohen aktivitete ku do të marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të NATO-s.

Forumi i Industrisë së Mbrojtjes, i cili është konceptuar si aktivitet anësor i NATO-s gjatë 3-4 viteve të fundit, po zhvillohet për herë të parë në Turqi brenda programit zyrtar të samitit.

Sipas programit të publikuar nga NATO, në Forum, ku pritet të bëhet një njoftim i rëndësishëm, është planifikuar të mbajnë fjalime zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Në kuadër të Forumit, ku do të organizohen sesione të ndryshme lidhur me industrinë e mbrojtjes, pritet të bëjnë deklarata edhe Rutte dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në kuadër të Samitit të 36-të të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë takime me liderë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, presidenten e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova, presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin e Finlandës Alexander Stubb, presidentin e Sllovakisë Peter Pellegrini, kryeministrin britanik Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin kanadez Mark Carney, kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiç, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian Antonio Costa.

Në kuadër të samitit, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes do të takohen gjithashtu në dreka pune.

Në kuadër të Iniciativës së Bashkëpunimit të Stambollit, e cila u zbatua në Samitin e NATO-s në Stamboll në vitin 2004 dhe përfshin Katarin, Bahrejnin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të zhvillohet një sesion i veçantë në nivel ministrash të jashtëm dhe do të mbahet Takimi i Ministrave të Jashtëm të Iniciativës së Bashkëpunimit të Stambollit të NATO-s.

Në samit, një nga pritshmëritë kryesore është që aleatët të japin mesazh uniteti dhe solidariteti pavarësisht tensioneve të rritura kohët e fundit në marrëdhëniet transatlantike.

Ndër pikat kryesore të agjendës janë marrja e rolit udhëheqës nga Evropa në mbrojtjen konvencionale dhe ndërtimi i vizionit “NATO 3.0”, i cili parashikon rishikimin e pranisë ushtarake të SHBA-së në Evropë.

Në samitin ku do të diskutohet edhe e ardhmja e mbështetjes për Ukrainën, pritet që aleatët të marrin zotime për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe kapaciteteve të prodhimit të industrisë së mbrojtjes.

Samiti në Ankara do të jetë samiti i NATO-s me pjesëmarrjen më të madhe të medieve ndërkombëtare./

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.