☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,716 ▼0.36%
DOW 52,281 ▼0.37%
NASDAQ 26,200 ▼1.32%
NAFTA 101.20 ▼1.54%
ARI 4,024 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,403 ▲ +1.18% ETH $2,358 ▲ +1.21% XRP $1.3008 ▼ -0.68% SOL $101.9600 ▲ +1.07%
S&P 500 7,716 ▼0.36 % DOW 52,281 ▼0.37 % NASDAQ 26,200 ▼1.32 % NAFTA 101.20 ▼1.54 % ARI 4,024 ▼0.69 % S&P 500 7,716 ▼0.36 % DOW 52,281 ▼0.37 % NASDAQ 26,200 ▼1.32 % NAFTA 101.20 ▼1.54 % ARI 4,024 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Opinion

Qeveria ndalon brenda ditës protestat, debatin në Kuvend dhe drejtësinë të arrestojë Guvernatorin e Bankës

Qeveria ndalon brenda ditës protestat, debatin në Kuvend dhe
Në vetëm 24 orë kryeministri dhe shumica qeverisëse kanë dhënë tre mesazhe: kufizimin e protestave kundër saj; ndalimin e debatit politik në Kuvend dhe ndalimin e drejtësisë për të vepruar ndaj një funksionari publik.

Në harkun e më pak se një dite qeveria shqiptare ka miratuar masat që kufizojnë të drejtën për të protestuar dhe ndëshkojnë me gjoba marramendëse edhe protestuesit paqësorë.

Shumica qeverisëse ka bllokuar debatin politik në Kuvend për protestat, sjelljen e policisë dhe masat kufizuese të qeverisë ndaj protestave dhe ato represive ndaj protestuesve, si dhe ka përjashtuar deputetët e opozitës nga punimet e parlamentit.

Me shpejtësi dhe pa asnjë diskutim në seancë, shumica socialiste miratoi edhe një ligj që ndalon arrestimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Për këtë ligj nevojiteshin 84 vota, të cilat socialistët arritën t’i mblidhnin vetëm kur në sallë erdhi vetëm për të votuar kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Në mbledhjen e fundit të saj, qeveria nuk miratoi vetëm projektbuxhetin që kryeministri Rama e cilësoi si historik për nga madhësia, së bashku me masat për zbutjen e problemeve sociale dhe ekonomike.

Si reflektim për protestat masive të muajve dhe javëve të fundit, Rama miratoi në qeveri atë që e prezantoi përpara disa ditësh si paketë kundër dhunës urbane, por që në fakt kufizon të drejtat e qytetarëve për të protestuar edhe paqësisht.

Paketa me ndryshime në ligjin për tubimet përmban kufizime të rëndësishme dhe, në momentin kur thirret një protestë, i jep policisë të drejtën për ta anuluar atë. Në paketë përfshihen ndëshkime me gjoba ekzemplare për protestuesit paqësorë, edhe kur dhunën e ushtron ndonjë individ tjetër.

Kryeministri tha se ndryshimet ligjore janë bërë sipas standardeve europiane dhe në konsultim me ekspertë europianë. Por Komisioni Europian bëri të ditur se as ai dhe as Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk kanë marrë pjesë në hartimin e këtyre masave.

Exit.al e ka shpjeguar në një shkrim të mëparshëm se kjo paketë bie ndesh me konventën për të drejtat e njeriut dhe konventa të tjera, të cilat Shqipëria i ka nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend.

Ndryshime të ngjashme në ligjin për tubimet janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë kur ka marrë në shqyrtim një ankimim të avokatit të popullit në vitin 2021.

Gjykata ka sanksionuar se qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë të drejtën të mblidhen dhe të protestojnë lirisht dhe se policia nuk mund të ndalojë apo kufizojë asnjë tubim.

Përmes sanksioneve dhe kufizimeve ligjore, qëllimi nuk është aq shumë te ndalimi i dhunës urbane, por te frikësimi i qytetarëve për të protestuar. Edhe nëse ata janë paqësorë në një tubim ku shfaqen elementë të dhunshëm, qytetarët do të rrënohen ekonomikisht me gjoba dhe do të ngarkohen me dëmshpërblime.

Sikurse kufizimin e protestave, shumica ka ndaluar prej kohësh edhe debatin parlamentar dhe llogaridhënien publike.

Përpara pak javësh Exit.al ka treguar se si kryeministri ka shmangur llogaridhënien në Kuvend, të cilën ai e ka detyrim kushtetues, duke dëmtuar një nga komponentët më të rëndësishëm të mekanizmit të kontrollit dhe balancimit të pushteteve.

Ai ka refuzuar të gjitha interpelancat e kërkuara nga partitë opozitare, të majta apo të djathta, për çdo çështje apo skandal që ka përfshirë qeverinë e tij.

Kryeministri refuzoi edhe diskutimet për çështjen e Zvërnecit gjatë protestave paqësore të asaj që u quajt revolucioni i flamingove.

Javët e fundit, qeveria ka ndaluar edhe debatin e lirë në seancat parlamentare. Opozita nuk mund të ngrejë asnjë çështje, as shqetësimet e studentëve, pedagogëve apo shtresave të tjera të shoqërisë që protestojnë.

Të gjitha këto shqetësime adresohen vetëm nga kryeministri, sipas këndvështrimit të tij, në daljet e tij në Facebook. Atij nuk i kërkohet më llogari politike dhe institucionale për asnjë problematikë të qeverisjes së tij.

Edhe sot Kuvendi nuk lejoi asnjë diskutim mbi ngjarjet e dy javëve të fundit. Opozitës iu ndalua diskutimi për protestat dhe zemërimin qytetar ndaj qeverisjes, ndërsa Kuvendi miratoi për shumë pak minuta 17 ligje të rëndësishme.

Deputetja Marjana Koçeku, e zgjedhur nga listat e Partisë Socialiste, por që doli më pas si deputete e pavarur, kritikoi mënyrën e drejtimit të seancave parlamentare dhe tha se sado që shumica të mundohet ta fshehë krizën politike, zemërimi është real dhe mbetet.

Në vend të debatit politik, Kuvendi miratoi pa diskutime edhe një ligj në të cilin sanksionohej se Guvernatori i Shqipërisë nuk mund të arrestohej në detyrë.

Ky është i vetmi ligj që ndalon drejtësinë të veprojë ndaj një zyrtari publik. Pavarësisht se gëzojnë imunitet për të garantuar mbrojtje nga rreziku i ndonjë përndjekjeje politike, as ministrat apo deputetët nuk mbrohen me ligj të veçantë nga arrestimi.

Me veprimet e saj shumica po përpiqet ta kontrollojë narrativën publike, duke kufizuar jo vetëm protestat, por edhe debatin publik mbi arsyet e tyre. Në këtë mënyrë, duke mos lejuar demonstrime dhe as zëra kritikë në publik, zemërimi nis dhe shuhet.

Kryeministri nuk e ka fshehur qëndrimin e tij, sipas të cilit debati publik dhe kritikat ndaj qeverisë kanë helmuar mendjen e njerëzve dhe i kanë nxjerrë ata të protestojnë.

Por zemërimi nuk zhduket me ligje represive dhe as me seanca të shurdhëta në Kuvend. Ai mbetet aty, vazhdon të grumbullohet dhe arrin një pikë kur shpërthen sërish.

Ndodhi me flamingot. Ndodhi me studentët.

Shpërndaje te miqtë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.