☁️
Tiranë 16°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▼0.39%
DOW 52,280 ▼0.37%
NASDAQ 26,186 ▼1.37%
NAFTA 101.31 ▼1.43%
ARI 4,029 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,072 ▲ +0.68% ETH $2,352 ▲ +0.83% XRP $1.2972 ▼ -1.2% SOL $101.6800 ▲ +0.56%
S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,280 ▼0.37 % NASDAQ 26,186 ▼1.37 % NAFTA 101.31 ▼1.43 % ARI 4,029 ▼0.55 % S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,280 ▼0.37 % NASDAQ 26,186 ▼1.37 % NAFTA 101.31 ▼1.43 % ARI 4,029 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Opinion

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Nga Ylli Pata

Protesta e së shtunës e thirrur nga Sali Berisha është akti politik më i ri, pasi doktori sulmoi hapur partnerët e tij të flamingove që i çoi për lesh publikisht.

Kjo protestë, që kreu i PD-së ka thirrur sot është e rëndësishme pasi do të shikohet se cilin aksion do të marrë. Natyrisht që nuk do të jetë një shëtitje, pasi ai e ka të natyrshme dhunën e djegien, por një mesazh të fortë e ka marrë nga ndërkombëtarët.

Problemi politik i Sali Berishës sot është më i madh, jo vetëm në aspektin e konsensusit elektoral, por edhe të legjitimitetit ndërkombëtar. Selia e Partisë Demokratike sot është më e izoluar se kurrë në kontaktet me faktorët relevantë të Tiranës, të cilët nuk kanë qenë jo aktivë që prej nisjes së revolucionit të flamingove.

Telefoni i doktorit nuk ka rënë, përveç një mesazhi që i ka ardhur nëpërmjet një personazhi afër tij.

Rrugët e Berishës janë të kufizuara: nëse bën dhunë, mund të izolohet përfundimisht, por nëse tregohet i butë mund të humbë konsensus.

Ndaj gjasat janë që të shtunën, ai të kryejë aktin kamikaz të një dhune me grupin e zjarrit që i ka mbetur, për të treguar se nëse nuk e qasin do e djegë apo do jetë bela.

Bojkotimi i konsultimit të takimit të Presidentit të Republikës për caktimin e zgjedhjeve locale të 2027 nuk është gjë tjetër veçse një kërcënim për një përsëritje të 2019-s, pra bojkot.

I cili, në fund mund ta shkatërrojë totalisht Partinë Demokratike; por duket se loja ende nuk ka mbaruar. Është një “shaka laçjane” me tulla për të çuar një sinjal që ai kërkon të jetë në tryezë.

Por faktikisht Edi Rama, e ka përjashtuar, së paku nga deklaratat publike për organizatorët e dhunës që dogji Tiranën, ndërkohë nga ndërkombëtarët është izoluar thuajse totalisht. Madje as kolonelët e tij nuk janë paraqitur apo thirrur nga këto qarqe. Takimi i ambasadores së BE-së në Tiranë, vetëm me taulant Ballën në Kuvend, ishte një sinjal i qartë.

Padyshim që ambasadorja e BE-së, sipas gjasave ka kërkuar nga kreu i grupit të mazhorancës në Kuvend një zgjidhje të qetë e politike të krizës, por ajo nuk e takoi shefin e opozitës. E ky ishte mesazh i qartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.