Ankesë për Himarën, lideri i opozitës greke i shkruan Hahn-it
Kreu i konservatorëve grekë Kyriakos Mitsotakis në një letër dërguar komisionerit Europian për Zgjerimin Johanes Hahn, i ka shprehur atij shqetësimin për gjendjen që po përjeton miniroteti etnik grek në Shqipëri.
Një përpjekje që kulmoi me ngjarjet e pardjeshme në Himare ku sipas tij, me përfshirjen e pajustifikuar të një force të madhe policore, u operua për prishjen e banesave që u përkisnin pjesëtarëve të minoritetit grek.
Mitsotakis vë gjithashtu në dukje se Greqia, ashtu si vendet e tjera anëtare të BE, ka rënë dakord për kursin integrues europian të Shqipërisë në mënyrë që vendi fqinj të ecë me ritme më të shpejta drejt miratimit të reformave demokratike, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe të pakicave kombëtare, si dhe duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Për fat të keq-nënvizon kryetari i opozitës greke – siç tregojnë ngjarjet e fundit, këto shpresa gjithnjë e më shumë po vihen ne dyshim”.
Krye konservatori grek që etiketon prishjen e ndërtesave në Himarë ditën e martë si “një kulmim të përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të shkelur të drejtat e minoritetit etnik grek”, përfundon letrën e tij drejtuar komisionerit europian me shpresën se “këto shqetësime serioze do të merren parasysh gjatë vlerësimit të ecurisë së Shqipërisë ne procesin e integrimit në BE”.