☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.18 ▼0.85%
ARI 4,189 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,364 ▲ +0.38% ETH $2,421 ▲ +0.06% XRP $1.3041 ▲ +0.32% SOL $104.7600 ▲ +0.65%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.18 ▼0.85 % ARI 4,189 ▲0.2 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.18 ▼0.85 % ARI 4,189 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ankimohet në KPP tenderi 4.5 mln euro i FSHZH për projektet bashkiake infrastrukturore

Tenderi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), me fond limit 416.7 milionë lekë, ose rreth 4.5 milionë euro, për furnizimin me materiale ujësjellës-kanalizime është ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Sipas të dhënave të KPP-së, procedura me objekt “Mbështetje për realizimin e projekteve bashkiake infrastrukturore nëpërmjet formave të kontributit të përbashkët, Faza IV – Materiale për ujësjellës-kanalizime” është ankimuar në fazën e vlerësimit të ofertave.

Tenderi është zhvilluar përmes procedurës së hapur mbi kufirin e lartë monetar, si marrëveshje kuadër me një operator ekonomik, për një periudhë 24-mujore. Afati për dorëzimin e ofertave përfundoi më 21 shtator 2026, ndërsa financimi është parashikuar në buxhetin e viteve 2026–2028.

Kjo procedurë është pjesë e një programi më të gjerë prokurimesh të FSHZH-së për mbështetjen e projekteve bashkiake infrastrukturore, në kuadër të Fazës IV.

Më 19 gusht, institucioni shpalli katër tenderë që mbulojnë furnizimin me materiale ujësjellës-kanalizime, materiale elektrike, materiale ndërtimi, si dhe materiale për mobilim urban dhe gjelbërim.

Fondi më i madh, prej 583.3 milionë lekësh, është parashikuar për materialet e ndërtimit, i ndjekur nga materialet elektrike dhe ato të ujësjellës-kanalizimeve, me nga 416.7 milionë lekë secili. Për mobilimin urban dhe gjelbërimin janë parashikuar rreth 250 milionë lekë.

Në total, katër procedurat kanë një fond limit prej rreth 1.67 miliardë lekësh, ose afro 18 milionë euro, pa TVSH.

Të gjitha procedurat janë shpallur në të njëjtën datë dhe kanë pasur si afat përfundimtar për dorëzimin e ofertave 21 shtatorin 2026 por tashmë një prej tyre rezulton i ankimuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.