☁️
Tiranë 17°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,344 ▼ -0.33% ETH $2,330 ▼ -1.56% XRP $1.2946 ▲ +1.43% SOL $100.9800 ▼ -0.37%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Opinion

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

Shqipëria ka shpikur një fenomen të ri politik, antifashizmin pa fashistë.

Sali Berisha, Arlind Qorri, Adriatik Lapaj, Agron Shehaj dhe grupe fundamentslistësh janë futur në të njëjtën thes politik, të pagëzuar ANTIFA.

Një bashkëjetesë që do ta kishte zili edhe internacionalizmi proletar. Të djathtë, të majtë, liberalë, konservatorë e revolucionarë, që vështirë se do të pranonin të pinin një kafe bashkë, por që i bashkon kundërshtimi ndaj të njëjtit pushtet, të cilin nuk e marrin dot me votë.

Një koalocion pa ideologji, por me shumë urrejtje. Në fakt, kur mungon ideologjia, urrejtja bëhet program politik.

Edi Rama, me etiketën ANTIFA, u ka bërë edhe një shërbim publicitar. Ua ka ngritur nivelin. Nga një përplasje vendore e dhunshme për pushtet, i ka regjistruar në internacionalen antifashiste. Kjo më kujton atë barcaletën ku i biri i thotë tç atit se “jam gay si ata të jashtmit”… Besoj e dini përgjigjen e të atit….????

Po sidoqoftë ky etiketimi i këtij koalicioni absurd si antifashist është një lloj Erasmus-i revolucionar, pa dalë nga Tirana!

Me këtë llogjikë edhe një shishe benzine në dorën e ushtarit me maskë të koalicionit në fjalë, mund të fitojë dimension ideologjik. Se të thyesh xhama në emër të internacionalizmit tingëllon më fisnike sesa t’i thyesh nga inati me qeverinë. Një skemë relativizimi dhune perfekte.

Ndërkohë, në rrjetet sociale funksionon drejtësia revolucionare. Dhuna e kundërshtarit filmohet nga çdo kënd. Kurse për dhunën e njerëzve të vet,kamera e celularit të plaçkitur rastësisht humbet fokusin.

Por këtu lind një problem elementar logjik.

Antifashistët, le të themi se i identifikuam. Po fashistët ku janë?!

Mos janë trotuaret dhe godinat e bulevardit të Tiranës, të projektuara në një pjesë të tyre nga italianët gjatë fashizmit?

Nëse po, revolucioni paska ardhur me tetëdhjetë vjet vonesë!

Apo janë fashiste vitrinat e dyqaneve? Mos janë fashistë shitësit e celularëve? Apo qytetarët që duan të kalojnë rrugën pa marrë pjesë në revolucion?

Mos ndoshta fashist është Edi Rama? Në fund të fundit, nëse ai i quan kundërshtarët antifashistë, edhe këtantë fundit duhetn ti kthejnë “nderin”. Dikush duhet ta luajë edhe rolin e fashistit…

Por fashizmi nuk është kushdo që nuk të pëlqen. As antifashizmi nuk është certifikatë demokratike që fitohet duke urryer qeverinë dhe çdo njeri normal që sheh punën e vet.

Apo janë policët e shtetit që kur duhet ti përgjigjen dhunës së antifashistëve, bëhen fashistë?! Po të ishin vërtetë fashistë policët, nuk e di a do u shkonte në mend të protestonin e jo të guxonin të hidhnin shishe zjarri këta antifashistët, po nejse.

Fashizmi ka përmbajtje historike dhe politike. Nëse ekziston, identifikohet me argumente e prova, jo me megafon.

Problemi është se politika shqiptare ka kohë që ka humbur busullën ideologjike. Në fakt nuk e di a e ka patur ndonjëherë, por temë e gjatë kjo.

Këtu të gjithë deklarohen liberalë, demokratë dhe të qendrës. E djathta flet si e majtë, e majta sillet si e djathtë, ndërsa revolucionarët duan të marrin në dorë po atë shtet që premtojnë të përmbysin.

Dallimet janë kryesisht në marketing. Ambicia për pushtet është e përbashkët.

Ndërkohë, reflekset kolektiviste mbeten të gjalla. Prona private relativizohet, privatësia trajtohet si pronë publike dhe liria individuale sakrifikohet lehtësisht në emër të kolektivit.

Komunizmi ka rënë si regjim, por disa prej instinkteve të tij vazhdojnë të shiten si modernitet.

Nëse po shfaqen neokomunistë, le të dalin me programin e tyre. Por përballë tyre duhet të ketë një të djathtë që mbron realisht pronën, tregun, individin dhe kufizimin e shtetit.

Kjo do të ishte përballje ideologjike. Jo garë megafonësh, sharjesh dhe shishesh benzine. Sepse dhuna nuk bëhet demokratike duke u quajtur antifashiste. Dhe pushteti nuk bëhet fashist vetëm sepse dikush kërkon ta marrë.

Ndaj them se pyetja që mbetet pa përgjigje është:

Kush janë fashistët që po luftojnë këta antifashistë?!

Nëse nuk ka një përgjigje serioze, atëherë kemi thjesht një luftë për pushtet, të veshur me kostume ideologjike të shekullit të kaluar.

Por një gjë e dimë tashmë. Antifashistët janë gati. Fashistët ende nuk i kemi identifikuar.

Sa i takon Revolucionit antifashist, po mësojmë se mund të bëhet edhe pa fashistë. Mjafton të ketë pushtet për të marrë…

Muhabet leshi dmth…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.