Burreli u mund në shtëpi nga Kukësi, Samuel Nikaj largohet nga stoli i matjanëve
Samuel Nikaj nuk është më trajner i Burrelit. Tekniku ka dhënë dorëheqjen pas humbjes shtëpiake 2-1 përballë Kukësit.
Burreli u mposht me pëmbysje 2-1 nga Kukësi në shtëpi në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë dhe ky rezultat duket se ka ndikuar në vendimin e teknikut për të dhënë dorëheqjen.
Matjanët nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri, duke grumbulluar vetëm 6 pikë në 7 ndeshje të luajtura në kampionat.
Drejtuesit e klubit kanë pranuar dorëheqjen e teknikut, por nuk kanë njoftuar akoma se kush do të jetë trajneri i ri i Burrelit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.