Balla akuzon Berishën pas protestës së dhunshme: Selia e PD-së u kthye në depo benzine për molotovët
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar efektivët e Policisë së Shtetit, shërbimin zjarrfikës dhe personelin shëndetësor për angazhimin gjatë protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me akte dhune dhe përplasje me policinë.
Përmes një deklaratë publikuar në rrjetet sociale, Balla vlerësoi punën e forcave të rendit për garantimin e sigurisë së qytetarëve, mbrojtjen e institucioneve publike dhe të pronës private, duke theksuar se Policia e Shtetit bëri gjithçka për të garantuar të drejtën e protestës paqësore.
Ai akuzoi organizatorët e protestës, të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, se kishin angazhuar qëllimisht persona me synimin për të shkaktuar dhunë dhe trazira.
Reagimi



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.