Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli
Ish-prokurori Anton Martini është larguar nga pozicioni i drejtorit të Hetimit Tatimor, duke shënuar një tjetër lëvizje të rëndësishme në rangun e drejtuesve të institucioneve shtetërore pas ndryshimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Në vend të Martinit, i cili mbante detyrën e drejtuesit të Drejtorisë së Hetimit në administratën tatimore që nga viti 2024, është emëruar Everest Kazheli.
Emërimi i Kazhelit vjen pas një lëvizjeje të mëparshme administrative, ku ai u emërua në krye të Kadastrës së Elbasanit, por dha dorëheqjen vetëm tre orë pas marrjes së detyrës. Më herët, Kazheli ka drejtuar Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier si dhe ka qenë në krye të strukturës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Lushnjë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.